Këshilli i Ambasadorëve organizon seminarin për Dialogun me OJF-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ka zhvilluar seminarin e dytë mbi Dialogun me Organizatat e Shoqërisë Civile për Ndryshim në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, Këshilli ka ofruar për OJF-të mjetet dhe aftësitë diplomatike të nevojshme për t’u angazhuar në mënyrë efikase me qeveritë, organizatat ndërkombëtare, ambasadat, përfaqësuesit e huaj dhe mediat, për t’i ndihmuar ata në adresimin e sfidave.

Ky takim ka shërbyer ndër të tjera dhe për të theksuar se Ballkani Perëndimor ka shumë më tepër vlera që i bashkon, sesa i ndan.

“Duke u mbështetur në arritjet e seminarit të mëparshme në Shkup, ai Golemit ripohoi, një të vërtetë thelbësore: Ballkani Perëndimor ka shumë më tepër vlera që na bashkojnë sesa na ndajnë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Këshilli njofton po ashtu se ky seminar ka ndihmuar në adresimin e sfidave dhe arritjen e objektivave të shoqërisë civile për zhvillimin e rajonit.

Deklarata e plotë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është krenar për suksesin e seminarit të dytë mbi Dialogun me Organizatat e Shoqërisë Civile për Ndryshim në Ballkanin Perëndimor, i mbajtur në qytetin e bukur bregdetar të Golemit, Shqipëri.

Duke përdorur përvojën e tij të gjerë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u ka ofruar organizatave të shoqërisë civile mënyrat, mjetet dhe aftësitë e duhura diplomatike për t’u angazhuar në mënyrë efektive me qeveritë, Organizatat Ndërkombëtare, ambasadat dhe përfaqësuesit e huaj, mediat, etj, për t’i ndihmuar ata në adresimin e sfidave me të cilat po përballen dhe në arritjen e objektivave të tyre.

Kjo ngjarje shënoi një tjetër hap të rëndësishëm përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal, angazhimin qytetar dhe aspiratat e përbashkëta për një Ballkan Perëndimor më gjithëpërfshirës dhe më të begatë.

Lexo edhe :  Si të dalloni meningitin? Mjekja tregon çfarë duhet të kemi parasysh: Kujdes temperaturën

Duke u mbështetur në arritjet e seminarit të mëparshme në Shkup, ai Golemit ripohoi, një të vërtetë thelbësore: Ballkani Perëndimor ka shumë më tepër vlera që na bashkojnë sesa na ndajnë.

Historia, vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta shërbejnë si një bazë e fuqishme për bashkëpunim. Nëpërmjet dialogut të hapur dhe partneritetit, ne mund të adresojmë më së miri sfidat e përbashkëta dhe të nxisim përparim domethënës në rajon.

Ky seminar ofroi një platformë të vlefshme për thellimin e kontaktateve, shkëmbimin e ideve dhe gjetjen e zgjidhjeve praktike për të forcuar rolin e shoqërisë civile në formësimin e së ardhmes së rajonit tonë. Angazhimi aktiv i pjesëmarrësve dhe larmia e diskutimeve riafirmoi rolin jetik të organizatave të shoqërisë civile në nxitjen e stabilitetit, vlerave demokratike dhe bashkëpunimit rajonal.

Ne shprehim vlerësimin dhe falenderimet tona të sinqerta për Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit, përkushtimi dhe përvoja e të cilëve kontribuan në suksesin e kësaj nisme.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbetet i përkushtuar për të nxitur dialogun, bashkëpunimin dhe integrimin evropian për Ballkanin Perëndimor. Ne shpresojmë të  punojmë së bashku drejt një të ardhmeje ku rajoni ynë zhvillohet me stabilitet dhe begati./k.k

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV