“Kush je ti që u thua demokratëve budallenj?” Plas sherri mes Bardhit dhe Ulsi Manjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur ashpër me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të enjte në Kuvend.

Bardhi i kërkoi llogari ministrit të Drejtësisë, pse u thotë demokratëve budallenj.

Debati në Kuvend:

Bardhi: Ministri i 184 i tha gjysmës popullit demokrat që mbështesin Sali Berishën dhe PD budallenj, në ka një budalla mbi këtë tokë, je ti, dhe mos guxo ti thuash me dekmokratëve budallej. Ti që je atje si kukull kur ne përdorim një fjalë që fyejmë njëri-tjetrin ndërhyn ti. Zotëria atje, një kriminel elektoral fyu gjysmën  e popullit, i tha demokratëve budallenj një budalla i certefikuar që s’di as lexim as këndim.

Ju keni vendosur të vini në sence sikur s’ka ndodhur asnjë gjë. Të vish këtu si doli një ish kryetar i këshillit të kryebashkiakut të Erion Veliaj, një dhe të bësh avokatin e një njeriu të korruptuar që sot është në burg  pa pa Prova siç thoni ju, po me prova si në asnjë dosje tjetër që ka sjellë SPAK, në asnjë dosje tjetër nuk ka patur siç ka në rastin e kryetarit kriminel të Bashkisë Tiranë, Prandaj  ky kuvend duhet ti kërkonte kryeministrit të zbatonte ligjin për qeverisjen vendore dhe të shkarkonte nga detyra kryekriminelin që mban peng zyrën e qytetarëve të Bashkisë së Tiranës. Zyra është e qytetarëve, është për të bërë punë në shërbim të qytetarëve dhe nuk është për të bërë punë për ty apo familjen tënde.

Manja: Zoti Bardhi e dalë nga konteksti mos i merrni shqiptarët për budallenj në këtë sallë është përdor dhjetëra me radhë por nëse është kuptuar që demokratët të marrin përmbrapa janë budallenj, Ulsi manja nuk bën pjesë tek ata njerëz që ka fyer në Parlament njeri, padiskutim nëse është kuptuar kështu jashtë kësaj salle kërkoj falje, kam 12 vite në këtë sallë dhe nuk di një herë të kem fyer dhe ofenduar një koleg e jo më t’i kem hyrë në rangun e shtëpisë apo familjes, sa për fjalën kriminel elektorale zoti bardhi nuk jemi për ti treguari, dosja 184 ka qenë në duart e drejtësisë dhe është, e ka dhënë verdiktin, por një gjë është e vërtetë në xhaketën time dhe ndërgjegjen time sa të jem në botën e të gjallëve nuk do të rrëmbej jetë njerëz dhe as gjak shqiptarësh.

Bardhi: Kush je ti që u thua demokratëve budallenj?/  S,M

Të fundit

Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli

Presidentja Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me komandantin suprem të Forcave Aleate për Evropë...

Erion Veliaj: Im bir, jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga paraburgimi. Përmes një postimi në facebook Veliaj zbulon detaje nga seanca e vlerësimit të masës së...

Në Arabinë Saudite janë të sigurt: “Do të firmosim me Viniciusin”

Kushtet që Arabia Saudite po i ofron sulmuesit të Realit, Vinicius për ta tunduar tashmë janë te bujshme: 1 miliard euro për pesë sezone,...

Shën Valentini u kthye në tragjedi!Aksidenti i mori jetën 20-vjeçares,kjo është studentja

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec. Aksidenti, që ndodhi në aksin...

Tre gabime që duhet të shmangni kur konsumoni mëngjesin

Mëngjesi është një nga momentet më të rëndësishme të ditës, plot me opsione të panumërta: mund ta hani me nxitim në lëvizje, në divan,...

Lajme të tjera

Web TV