Në Shqipëri jetohet, por jo me dinjitet/ “Tregtarët abuzojnë me çmimet e importeve…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e ekonomisë Teuta Kortoçi foli sot në Report Tv, lidhur me të ardhurat që i nevojiten një qytetari për të jetuar në Shqipëri. Fillimisht Kortoçi u ndal tek çmimet e larta në Shqipëri si pasojë edhe e abuzimit të importuesve të produkteve dhe mallrave ushqimorë, që janë shumë më shtrenjtë se nga vendet ku importohen.

‘Kur flasim për produktet e importit flasim për kosto plus. Kjo është arsye themeltare që një produkt është më shtrenjtë kur importohet. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Kompanitë që prodhojnë një produkt subvencionohet nga shteti që kur ta shesin të jetë sa kosto. Në produktet shqiptare, merret në krahasim një produktet në Itali. Më ka ndodhur që në Shqipëri e blej me dyfishin e çmimit sa në Itali. Ka të bëjë dhe pjesa e abuzimit’, tha ekspertja për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’.

Përveç ndërhyrjes së tregtarit në mënyrë abuzive, Kortoçi shikon edhe cilësinë e dobët të mallrave të importit krahasuar me të njëjta produkte që shiten jashtë.

‘Tregtari ndërhyn në mënyrë abuzive. Por edhe i njëjti kategori produkti ka cilësi të ndryshme. Ky është dëmi i dytë ndaj konsumatorit. Jo vetëm çmimi por edhe cilësia e ndryshme. Këtu duhet të jetë roli i shtetit, roli i rregullatorit.’

Nuk duhet të bëhet fjalë sipas saj se me sa para duhet që një person të jetojë në Shqipëri, por me sa para mund të jetë me dinjitet.

‘Edhe analiza e BB, qoftë e institucione të ndryshme si Avokati i Popullit, për një qytetar është llogarita në këtë kufi 20 mijë lekë. Por flasim për nivelin bazik. Edhe vetë BB ka llogaritur një vlerë për një varfëri relative. Në këtë nivel, janë këto nivele. Nuk shtrohet pyetja a jeton me 20 mijë lekë? Por a ka jetë dinjitoze. Deri në voton 2021, për një qytetar ishte 40 mijë lekë. Për një familje është dyfishi. Mund të jetosh por jo me dinjitet. Ne e kemi jetuar çdo të thotë të jetosh me pak para. Në gjithë analizat e raporteve ndërkombëtare theksi vendoset tek të jetuarit me dinjitet.’/    S,M

Të fundit

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Lajme të tjera

Web TV