Prona me certifikatë i mbahet peng, i moshuari në Shkodër kërkon drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

EMISIONI VETTING

Ahmet Bilali, 76 vjeç, ka jetuar gjithë jetën në Shkodër. Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe betejash ligjore, ku është gjykuar me dokumente të falsifikuara, 76-vjeçari përballet me një realitet edhe më të tmerrshëm: kërcënimet për jetën.

I frikësuar dhe i braktisur nga institucioni që duhet ta mbrojnë, Ahmeti kërkon drejtësi, por e gjen veten të bllokuar, pasi atij nuk i zbardhen vendimet për të cilat ka pritur për më shumë se dy vjet.

Sipas avokatit  Arben Llangozi: “Qytetarët vuajnë për të marr një vendim të arsyetuar nuk kemi vetëm një rast por kemi shumë raste të pa arsyetuar”.

Pasuri me letra, e certifikuar, por asnjë centimetër katror ai nuk mundet ta mbjellë, të paktën jo deri tani. Toka e tij, e cila duhet të ishte një mundësi për të ndihmuar vetë dhe familjen e tij, ka mbetur thjesht një copë dokument që nuk e ushqen dot.

Denoncuesi Ahmet Bilali shprehet: “Agjencia e kthimit të pronës më ka kthyer disa prona të trashëguara i kam të certifikuar të hipotekuar dhe nuk e gëzoj pronën, nuk  më lënë ta gëzoj.”

Pala tjetër që pretendon pronën, sipas denoncuesit, nuk ka dokumentet përkatës.  Duke ndërtuar dhe gëzuar aktualisht mundin e dikujt tjetër.

Ahmet Bilali vijon: “Si ka mundësi si mund të ndodhi reforma agrare të përdoret  1946  të përdoret në gjykatë dhe prokurori. Si mund të ndodhë se 2 kryetarë gjykatash ia kanë hedhur poshtë 3 herë. Është e imja thonë më jepni more një dokument që keni. Jam i certifikuar dhe s’më lënë të gëzoj pronën kanë pasur edhe kurajën të më çojnë në gjyqe me një dokument të falsifikuar të reformës agrare 1946 0–që është i falsifikuar .”

Avokati Arben Llangozi sqaron për Vetting se: “Bëhet fjalë që kemi të bëjmë me kalim pronësie me ligj por nëse i kanë kaluar më parë një personi tjetër kemi një shprehje që përdorim në drejtësi  nuk mund të kaloj e drejta e pronësisë  kur i ka kaluar një personi tjetër, rrjedhimisht dokumenti i reformës agrare është i pavlefshëm”.

I moshuari është lodhur nga 13 vjet betejë e pafundme ligjore për të rikthyer një pronë që e ka të trashëguar dhe me certifikatë pronësie.

Myshit Vorspi, kryetari i shoqatës Pronësi në drejtësi shprehet:  “Gjithë kjo kohe e gjatë ka shërbyer vetëm për një gjë që pronarët të degdisen në  gjykata ku sot një  proces gjyqësor të kaloj 3 shkallët e gjyqësorit që vendim përfundimtar quhej vendimi i Gjykatës së Lartë sot që ne flasim me këtë ecuri të kaloj shkallët e gjyqësorit do minimalisht 15 vjet.”

Pas shumë vitesh agoni, në fund, një dritë shprese ka ndriçuar në fund të tunelit: një vendim gjykate që ia kthen pronën. Por kjo dritë, duket se është thjesht një iluzion, sepse vendimi është mbyllur prej dy vitesh në sirtarin e gjykatës, aty ku duket se i shërben më shumë pluhurit sesa drejtësisë. Të gjithë prisnin një ringjallje të drejtësisë, por për Ahmetin, ky është një tjetër kapitull i pafund i pasigurisë, ku pas çdo dritë, një errësirë e re ndjek pas.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon në drejtim të Policisë

76-vjeçari Bilali sqaron se: “Gjykata ka marr vendim me më liru sendin ka dy vjet nuk e zbardh vendimin gjyqtarja. Se u ka fshehur vjedhjen.”

Bilali, denoncon gjyqtaren Arta Llazari, e cila e ka mbajtur në gjyq për 10 vjet, kur prona e tij është me hipotekë. Gjyqi është zhvilluar mbi një dokument të Reformës Agrare i falsifikuar. Pas 10 vjetësh gjyqtarja i jep të drejtë Ahmet Bilalit, por sërish vazhdon ta mbajë peng, duke mos zbardhur vendimin prej  2 vitesh nga marrja e vendimit.

Në qytetin e Shkodrës është një gjyqtare është Arta Llazari ka me 100-dra çështje që nuk cakton data kam një çështje që bën 5 vite që nuk ka caktuar datën.  Këto shkelje kanë qenë edhe më parë por sistemi i drejtësisë nuk i ka evidentuar duke kaluar pa u vënë re.”, sqaron avokati Llangozi

Një drejtësi e vonuar që po lodh në çdo qelizë këtë të moshuar që nuk kërkon asgjë tjetër veç se pronën e trashëguar nga gjyshi i tij.

“Të gjithë këta e dinë që është  toka ime e blerë me napolona ari”, thotë Ahmet Bilali.

Por edhe pse me një certifikatë të dhënë nga Kadastra e Shkodrës sot ASHK që në vitin 2010, ai vetëm sa e posedon atë si dokument, ndërsa prona vazhdon t’i mbahet “peng” në mënyrë të kundërligjshme fqinjët e tij, ndërsa institucionet në të cilat ka trokitur nuk e kanë mbështetur 76 vjeçarin.

Sipas kryetari të shoqatës pronësi në drejtësi Myshit Vorpsi: “ Po luhet me jetën e pronarëve në mënyrë që shteti mos të bëj asgjë.”/k.k

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV