Shfaqen “krisjet” e para në horizont, lojtarët e United në dyshim mbi skemat e Amorim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yjet e Manchester United kanë vënë në dyshim nëse trajneri Ruben Amorim duhet të ndryshojë sistemin e tij të lojës. Trajneri portugez ka aplikuar një formacion 3-4-3 që kur u transferua në “Old Trafford” në nëntor.

Skuadra e tij deri më tani ka vuajtur në aplikimin e kësaj skeme, duke humbur tetë nga 20 ndeshjet me 40-vjeçarin në stol në të gjitha kompeticionit. Forma e dobët e “Djajve” ka bërë që ata të renditen në vendin e 13-të në tabelën e Premier Ligës. Sipas “Sports Mail”, disa lojtarë të skuadrës kanë folur nëse do të ishte më mirë të përshtatnin qasjen e tyre taktike në mënyrë që të arrinin rezultate më të mira në afat të shkurtër. Dhe ata kanë shqetësime se forma e tyre nuk do të përmirësohet nëse Amorim nuk bën ndryshime. Në fakt, ishtrajneri i Sportingut të Lisbonës ka shumë pak gjasa të bëjë ndryshime të rëndësishme dhe e ka përsëritur këtë disa herë deri tani.

Pas humbjes 2-0 të skuadrës së tij në shtëpi ndaj Newcastle në dhjetor, Amorim tha: “Më duhet ta shes idenë time. Nëse ndryshoj gjatë gjithë kohës do të jetë edhe më keq. Unë e kuptoj se ata kanë shumë vështirësi sepse kaluan dy vite duke luajtur në një mënyrë dhe tani po luajnë në një tjetër. Me shumë humbje, është vërtet e vështirë me ta. Mund ta ndjeni, gjatë lojës mund ta ndjej, por duhet ta shes idenë time sepse nuk kam një tjetër”.

Por pavarësisht pikëpyetjeve që rrethojnë sistemin e tij të lojës, deri më tani nuk ka sugjerime se Amorim rrezikon mbështetjen e lojtarëve të tij në dhomën e zhveshjes. Por ish-mbrojtësi i United, Gary Neville, ka ngritur gjithashtu shqetësime për vështirësitë e skuadrës së tij të vjetër për të përthithur stilin e lojës së Amorimit.

Lexo edhe :  Dramë në garën e parë të sezonit/ Lando Norris triumfon në Australi, dështon Ferrari

“Mendova se do të bëhej më mirë kur Ruben Amorim të vinte, entuziazmi i tij dhe sistemi i ri, lojtarët do të pranonin dhe ne do të shihnim një kërcim, por ne kemi parë të kundërtën absolute dhe është bërë shumë më keq. Ata padyshim që do të mbështesin Amorimin. Por sa më shumë humbisni, aq më e vështirë është për menaxherin të bindë lojtarët për idenë e tij”./ D.C

Të fundit

Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletico Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve,...

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja djegin votat dhe zhgënjejnë mbështetësit...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Lajme të tjera

Web TV