Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar për tentativat për ta vrarë atë në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, si dhe për vrasjen e disa personave nga Zyra e Presidentit.

Të paktën tre prej tyre u raportuan deri në mars 2022 ndërsa forcat ruse po shkonin drejt kryeqytetit të Ukrainës.

Në një intervistë me Guardian, Zelensky tha se ai u sulmua nga rusët mes përpjekjeve për të detyruar Ukrainën të pranonte një marrëveshje paqeje pas pushtimit në shkallë të plotë.

“Kishte njerëz që donin të më vrisnin. Kishte të shtëna me armë zjarri dhe më shumë”, citohet të ketë thënë Zelensky.

“Disa njerëz u vranë këtu, brenda Presidencës, të tjerët po na mbronin”, shtoi Zelensky.

Në prill të 2024-ës, Polonia arrestoi një person me dyshimin se ai po punonte me Rusinë për të komplotuar vrasjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shkroi The Sun.

I dyshuari Paweł K u akuzua se ndihmoi shërbimet e sigurisë së Kremlinit  për të planifikuar sulmin që u pengua nga Polonia me ndihmën e Ukrainës.

Po në maj të këtij viti, Ukraina tha se pengoi një komplot rus për të “rrëmbyer dhe vrarë” Presidentin Zelensky, pasi të dyshuarit e Putinit  thuhet se u përpoqën të hynin në truprojat e tij.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ekspozoi një rrjet agjentësh për të cilët pretendon se po përgatiteshin të “eliminonin”  liderin ukrainas  si dhe figura të tjera të larta politike dhe ushtarake  ..  / S,M

Të fundit

Egli-Gertës: Doja të çohesha nga emisioni jot e të të thosha, të kam dhj*rë në emison

Në një episod të fundit të Big Brother VIP Albania, tensionet midis Egli Tako dhe Gerta Gixhari arritën kulmin...

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, shtyhet për të hënën seanca

Për ndryshimet në disa projektligje në Kodin Zgjedhor që lehtësojnë më tej procesin e votimit të Diasporës në zgjedhjet e 11 majit, do të...

Meteorologia jep parashikimin e fortë: Ja kur rikthehen temperaturat tipike të dimrit

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe gjatë pasdites ato do të përfshijnë të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, informoi mbi kushtet...

Lëvizje në Policinë e Elbasanit/ Ja kush e merr postin e zv/drejtorit

Vetëm dy muaj pas emërimit si zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, Ulian Shpataraku është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me një vendim...

Arsyet pse duhet të konsumoni lulelakrën

Dietologët dhe ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar gjithmonë lulelakrën si nga produktet bimore më të mira. E pasur me vitaminë C dhe thuajse...

Lajme të tjera

Web TV