Dega e OBSH në Evropë mbështet paralajmërimet për kancerin në shishet e alkoolit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alkooli i shitur në Bashkimin Evropian duhet të ketë të vendosur paralajmërimin për lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe kancerit, ka thënë dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përmes një deklarate të lëshuar nga zyra në Kopenhagë.

Hulumtimet e fundit tregojnë se “vetëdija e evropianëve për lidhjen mes alkoolit dhe kancerit duhet të rritet dhe mund të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme duke e vendosur paralajmërimin shëndetësor për informacionin për alkoolin si shkaktar i kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë”, është thënë në deklaratë.

OBSH-ja ka thënë se paralajmërimet për llojet specifike të kancerit kanë më shumë mundësi që të nxisin diskutime për rrezikun prej alkoolit dhe të inkurajojnë njerëzit të rimendojnë nëse duhet konsumuar alkool.

OBSH-ja ka thënë studimi i vitit 2019 ka treguar se konsumimi i alkoolit për kokë banori në BE ka qenë dyfish më i madh sesa mesatarja në botë, dhe që një në 19 të rritur kanë vdekur nga shkaqet që i janë atribuuar alkoolit, dhe tre në 10 njerëz janë përballur me kancer për shkak të alkoolit.

Evropianët më të vjetër se 15 vjeç kanë konsumuar 9.2 litra të alkoolit të pastër për kokë banori, shumë më tepër sesa mesatarja globale prej 5.5 lirash, ka thënë organizata për shëndetësi.

Sipas saj, rreth 800.000 njerëz vdesin në rajonin e Evropës nga shkaqe që lidhen me konsumim të alkoolit – pothuajse 2.200 në ditë – që kanceri është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve, ndërsa vetëdija publike për këtë lidhje është mjaft e vogël./ REL

Të fundit

Përvoja: Unë jam kampion bote në karaoke

M'u desh të këndoja katër këngë para gjyqtarëve dhe një publiku live dhe isha përballë njerëzve nga 42 vende....

SPAK dhe GJKKO nën rrethim, as Policia nuk e mbron

Dy institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria Speciale SPAK dhe Gjykata Speciale GJKKO, reagun për refuzimin e policisë për të mbrojtur institucionin, trupën e...

Horoskopi ditor, 15 Shkurt 2025

Dashi Dashuria. Lini më shumë hapësirë ​​ndaj ndjenjave dhe tregoni dashurinë tuaj me një gjest të butë dhe të dashur. Një shenjë është e mjaftueshme...

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler në Angli, gjatë gërmimeve për...

Lajme të tjera

Web TV