Fjalëkryqi politik i arrestimit të Erion Veliajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Rasti “Veliaj” është krejt e kundërta e rasteve “Berisha” dhe “Meta”. Dy të fundit bëjnë politikë për të shmangur problemet penale, kurse Veliaj u ndalua për të bllokuar udhën e tij politike.

Erion Veliaj është sot kryebashkiaku që ka 3 mandate të fituara si kryetar i bashkisë së Tiranës, e natyrshëm po shkon drejt majës, falë edhe moshës së tij të re. Një rrugëtim krejt normal që për shumëkënd është i frikshëm dhe ziliqar.

Veliaj nuk ka kosumuar etapat, por ka konsoliuar pozicionin e tij në një rol politik që është i dukshëm, popullor, e mjaftueshëm me mundësi njohjeje.

Përveç kësaj, Tirana sot është një kryeqytet që jo vetëm po zhvillohet por ka një marrëdhënie të rëndësishme me qendra të mëdha botërore homologe.

Në Tiranë vijnë shpesh kryebashkiakë të kryeqendrave europiane nga Roma në Barcelonë, nga Madridi në Roterdam, nga Athina në Stamboll.

Pra politikisht Erion Veliaj, siç e thonë shesh edhe kundërshtarët e tij, është një kockë që nuk e hanë dot politikisht.

U gjend “moduli penal” për ta rrëzuar në kapërcyell të mandatit t tretë, pikërisht në atë periudhë kur mund të quhet edhe nisja e “Fillimit të ri” të karrierës së tij. Një ngjarjen që natyrisht është e fortë, është shokuese, por mbi të gjitha është sfiduese për personiin që i ndodh.

Dhe Erion Veliaj, duket ka qenë i përgatitur për këtë fazë, dhe prej dits kur i ka ndodhur një traumë e madhe njerëzore dhe juridike, është padyshim protagonist politik jo i Tiranës, por i Shqipërisë.

Veliaj, e ka kthyer realisht çështjen kundër tij në një betejë të vërtetë, përveçse ligjore edhe politike, por me një ndryshim.

Aspak toksike. Natyrisht që akuzon, natyrisht që sulmon, madje parë nga rrebeshi i bombardimeve raketore që vijnë çdo natë, më shumë kudnërsulmon, por mbetet një protagonist i luftës politike në trashe. Veliaj, edhe pse në burg, e të shoqen gjithashtu në masë sigurie, ka zgjedhur betejën politika, pa asnjë kompromis.

Lexo edhe :  Sikur burrat e politikës të ishin sa gjysma e Ajola Xoxës!

Kjo është një betejë që Erion Veliajn, sidomos përballë socialistëve pore dhe të tjerëve e stërvit, e evidenton çdo ditë e më shumë, përveç të gjithave në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit.

Kur ai nga qelia nuk mungon asnjë ditë por dërgon mesazhet e tij drejtuar njerëzve që e mbështesin dhe atyre që e sulmojnë. Mesazh që realisht tregon se sa peshë ka politikani në komunitet dhe në elektorat.

Veliaj ka një betejë të gjatë përpara, por në këto zgjedhje ai nuk kandidon dot pasi nuk jemi në fushatë lokale por për Parlamentin e ri.

Edhe pse de jure Erion Veliaj nuk është kreu politik i qarkut të Tiranës, me ritmin që ka nisur, sipas të gjitha gjasave ai mund të jetë realisht motorri politik i socialistëve të kryqytetit. Duke komunikuar përditë me ta he shpjeguar çdo gjë rreth asaj që i ndodh dhe konceptit pse ai e bën këtë luftë.

E ka shumë gjasa që në fund, Veliajt të jetë më shumë se kreu politik i Tiranës, por të kthehet në fuqinë politikë të së majtës, pas Edi Ramës. Natyrisht është në fillimet e betejës së re që është beteja e jetës së dytë të tij…

Të fundit

A mund të ndalojmë t’i quajmë këta njerëz populistë?

Nga David Brooks Gjatë 20 viteve të fundit, apo kaq shumë prej nesh, tipa vëzhgues socialë kanë shkruar për humnerat...

SHBA e ka shitur Ukrainën poshtë lumit, i tregon Britanisë çfarë do të thotë “Amerikë”

Një superfuqi që dikur ndërtoi aleanca në të gjithë perëndimin po riorientohet në mënyrë dramatike – dhe po ashtu duhet edhe ish-aleatët e saj Gaby...

Përvoja: Unë jam kampion bote në karaoke

M'u desh të këndoja katër këngë para gjyqtarëve dhe një publiku live dhe isha përballë njerëzve nga 42 vende. Në skenë po dridhesha Elizabeth Moya Hera...

SPAK dhe GJKKO nën rrethim, as Policia nuk e mbron

Dy institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria Speciale SPAK dhe Gjykata Speciale GJKKO, reagun për refuzimin e policisë për të mbrojtur institucionin, trupën e...

Lajme të tjera

Web TV