GJKKO ka rrëzuar ankimin e Altin Kodrës për nxjerrjen nga Regjimi i Posaçëm për 1 vit, i dënuar me 22 vite burg për vrasje.
GJKKO ka rrëzuar ankimin e Altin Kodrës për nxjerrjen nga Regjimi i Posaçëm për 1 vit, i dënuar me 22 vite burg për vrasje.
Njoftimi i plotë:
Kërkuesi Altin Kodra me datë 20.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Ankim kundër Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 623, datë 06.12.2024 “ Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Sigurisë së Lartë, të të burgosurit Altin Kodra”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të K.Pr.Penale, si dhe nenin 17 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 20/743, datë 14.02.2025 vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Altin Kodra.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi./K.K