Kush po e “vret” drejtësinë e re ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Drejtësia e re, e ka nisur udhën e saj 5 vite më parë. E nisi mbarë, pasi SHBA dhe BE, i vuri në “rreshtore” edhe të pabindurit e PD. E votuan, dhe pas 24 orësh, nisën dhe ta sulmojnë, sikur nuk kishin votuar kurrë. E megjithatë, drejtësia e re, ishte dhe mbetet, një prej premtimeve dhe sfidave të kryeministrit të vendit Edi Ram. E them këtë se, në 30 e ca vite, askush nga politikanët e vjetër, nuk kishte kurajon dhe guximin për të nisur “revolucionin” e një përmbysje të madhe. Ishte momenti që Partia Socialiste dhe Edi Rama, ti thoshte botës dhe shqiptarëve se “kthim pas nuk ka, o bëjmë shtetin me ligje, o ikim nga pushteti”. Dhe e nisën betejën, fituan, dhe vazhdojnë ti mëshojnë faktit, se drejtësia e re do pavarësi dhe përkrahje nga politika dhe opinion qytetar.

Dhe në fakt, e nisi me “këmbë të mbarë”, si SPAK-u, ashtu edhe GJKKO-ja, si OPGJ-të dhe Policia e Shtetit, tanimë e rifreskuar dhe rimotivuar. Edi Rama, ka kthyer gjithçka “përmbys”, derisa e nisi si rrugëtim të mbarë reformimin e drejtësisë. Ishte i vetmi institucion ligjzbatues, ku çalonin ligjet, zbatimi i tyre, ku përzjeheshin bashkë ankesat e qytetareve, me vendimet e paligjshme. Ndaj duhej nisur pa asnjë vonesë puna. Shqipëria donte një Edi Rama, dhe ai erdhi. Erdhi pasi kishte bërë Tiranën si kryetar bashkie, dhe ja tani përballej me bajlozët e drejtësisë, plus Sali Berishën që pengonte reformën e nisur në çdo moment. Populli ishte i entuziazmuar, i thurrte lavde kryeministrit, madje edhe kreut të SPAK dhe GJKKO. Vitet po iknin, dhe në sytë e popullit, nisi disi venitja ndaj veprimeve të ndonjë prokurori. Lëshohej një urdhër-arresti për X politikan të lartë, dhe dështohej, pasi kishte ikur jashtë vendit, pastaj kërkohej një tjetër arrestim i ish-kryeministrit, apo ish-ministrave, dhe sërish nisnin presionet. U vërtetohej vjedhja, shkelja, abuzimi, me fakte dhe argumente kokëforta, dhe sërish puna ngadalësohej. Puna diku çalonte….Popullit po i zbehej entuziazmi.

Lexo edhe :  Për skllavërinë mësova nga Hollivudi. Kinemaja franceze tregon pak për  krimet koloniale

Ai që duhej të ishte ishte në burg, dilte mes Tiranes dhe shante me libër farefisi, kreun e SPAK, kreun e GJKKO, dhe bënte karshillëk viktimave të pushtetit të tij të dikurshëm. “Foshnja” e parritur mirë SPAK, nisi të gjuhej me gurë. Dikush tjetër, arrestohej në zyrë, rrugë, banesë, edhe pse nuk ishte nevoja të bëheshin spaktakle të tilla. Dikush po e “vret” SPAK-un, GJKKO, dhe strukturat e reja të kësaj drejtësie. Në zyrat e tyre, kanë penetruar emra dhe njerëz pa kurrfarë kontributi në fushën e hetimit dhe gjykimit. Si ka mundësi ? Kush , dhe pse janë toleruar veprime dhe emërime të tilla, sa që zyrat e SPAK-ut apo GJKKO-së, të mbushen me avdallë aspak profesionistë ?

Kjo natyrisht mbetet për tu diskutuar dhe rishikuar nga krerët e institucioneve të drejtësisë së re. Diçka ka çeduar, dhe dikush po përfiton nga politika e djeshme apo e sotme. Edi Rama, ishte njeriu që deri sot nuk ka diskutuar kurrë ,( ndryshe nga Sali Berisha) vendimet dhe kundërveprimet e SPAK-ut apo GJKKO-së, edhe kur janë goditur eksponentë të qeverisjes socialiste. Por duket se kjo është marrë për “dobësi”, ndaj mbetet detyrim urgjent i mazhorancës politike dhe qeverisëse, të mos heshtë përpara absurditeteve të tilla, që po ngjasin në Pallatin e Drejtësisë së Re./    SM

Të fundit

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

“Një bombë është vendosur, do shpërthejë”/ Sekretari i Kuvendit zbulon mesazhin kërcënues

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, e ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai nuk...

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë kryeministri Edi Rama...

Pavarësia Algjerisë: Lindja e vetëdijes kombëtare, fundi i kolonializmit francez

5 korrik 1962 Më 5 korrik 1962, Algjeria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Franca, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të përgjakshëm dhe më...

Lajme të tjera

Web TV