Ish-kryetari i Partisë Demokratike, aktualisht kreu i demokratëve Euroatlantik, duket se është i vetmi nga politikanët që nuk nguron ta shfaqë dashurinë dhe të festojë Shën Valentinin.
Lulzim Basha edhe pse nuk shfaqet më në media si dikur, nuk ka lënë më një anë urimet për bashkëshorten, duke postuar në instagram “zemra” për Aurela Bashën, duke ia shoqëruar me këngën “Tony Bennett – Steppin’ Out with My Baby”.
Kjo e fundit ka postuar foto ku shfaqen në një udhëtim jashtë vendit, teksa i jep dedikimin “Valentini im përgjithmonë”- “Gëzuar Shën Valentinin”!
Ditë më parë, Lulzim Basha ka reaguar për një lajm të postuar në Tik-tok, ku ky i fundit ishte ‘shpallur si i vdekur në një aksident”.
“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”,