‘Nuk është i nevojshëm’/ Arabia ndalon shitjen e alkoolit gjatë Kupës së Botës 2034

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arabia Saudite ka konfirmuar se gjatë Kupës së Botës 2034, e cila do të mbahet në pesë qytete saudite, nuk do të lejohet shitja e alkoolit. Këtë e bëri të ditur ambasadori saudit në Mbretërinë e Bashkuar, Princi Khalid bin Bandar bin Sultan Al Saud, duke deklaruar se vendi i tij nuk do të ndryshojë kulturën për të akomoduar të huajt.

“Ne nuk e lejojmë alkoolin, por shumë argëtim mund të bëhet pa të. Nuk është 100 për qind e nevojshme”, tha ai për radion britanike “LBC News”, duke nënvizuar dallimet kulturore mes Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera.

Arabia Saudite u shpall zyrtarisht organizatore e Kampionatit Botëror të Futbollit për vitin 2034 nga FIFA në dhjetor të vitit 2024, duke u bërë vendi i dytë i Lindjes së Mesme që mirëpret këtë turne, pas Katarit në vitin 2022. Kampionati do të zhvillohet në 15 stadiume në qytetet Riad, Jedah, Khobar, Abha dhe Neom, një qytet futurist në ndërtim./e.t

Të fundit

Pluhuri i proteinave: E ndihmon apo e rrezikon shëndetin?

Marrja e mjaftueshme e proteinave është e rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, ndjenjën e ngopjes dhe energjinë gjatë...

Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje

Nga Ylli Manjani I hodha një sy sistemit të pagave të nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me hartë ndërtimesh pa...

“Jemi në prag të shfarosjes”, shefja e CIA-s: Ja kur Rusia mund të përdorë armët atomike

Paralajmërimi nga Tulsi Gabbard, drejtoreshë e inteligjencës kombëtare, nuk mund të kishte qenë më i rëndë: “Luftënxitësit e elitës politike” e kanë sjellë botën...

Temperatura deri në 34 gradë! Qytetet që do të ‘përvëlohen’ këtë fundjavë

Kjo fundjavë do të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. “Pothuajse në të gjithë territorin shqiptar do të jetë nën...

Historia e parfumit, nga aromat primitive të egjiptianëve tek esencat nga francezët

Kur në ndjejmë një aromë parfumi, menjëherë në mënyrë jo koshiente, lidhemi me një copëz të kujtimeve tona. Nuhatja e parfumit provokon ndjenja dhe...

Lajme të tjera

Web TV