Shfaqja e një tjetër rasti me meningit në Durrës ka shkaktuar shqetësim të prindërit të cilët ditët e fundit kanë ngurruar të dërgojnë fëmijët në shkolla.
Por specialistët e Shëndetit Publik thonë se nuk ka vend për panik. Mjekja Silva Bino shpjegon se janë marrë të gjitha masat për të shmangur përhapjen e sëmundjes.
“Meningiti është sporadik. Nga 2009 fëmijët janë të vaksinuar. Nuk ka asnjë lidhje me një rast më parë. Kemi kryer profilaksi me antibiotik për 99 persona, për pjesëtarët e ngushtë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Nuk ka nevojë për panik. Ndiqni këshillën e mjekëve. Vaksina nuk është mjeti kryesor kur kemi një rast, por profilaksia me antibiotik”, shprehet Bino. /e.t