Konferenca e Sigurisë po zhvillohet në Mynih me pjesëmarrjen e liderve botëror. I pranishëm është edhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili në rrjetin social Facebook ka publikuar foto me Kryeministrin e Bavarisë, njëkohësisht edhe kryetari i CSU të cilin e etiketon mik të mirë të Shqipërisë.
Bayerische Hof, Mynih – Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë
#KrenarpërShqipërinë#VetëmPërpara#SHQIPËRIA2030” shkruan ai në Facebook.