VIDEO /Po notonte me kajak, balena gëlltit të riun dhe e pështyn të gjallë më vonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident i rrallë ndodhi të shtunën e kaluar në Patagonia të Kilit, kur një balenë gëlltiti një kajaker për disa sekonda, përpara se ta lironte të padëmtuar pak kohë më vonë. Ngjarja, e cila u kap në video, u bë shpejt virale.

Adrian Simancas po bënte kajak me babanë e tij, Del , në gjirin Bahia El Aiguila , në zonën e ngushticës së Magellanit. Aty papritur në sipërfaqen e detit u shfaq një balenë dhe për disa sekonda gëlltiti Adrianin dhe kajakun e tij të verdhë, për ta “pështyrë” pak më vonë të gjallë.

Dell, i cili ishte vetëm pak metra larg, regjistroi skenën në kamera dhe u përpoq të qetësonte djalin e tij. “Qetësohu, qetësohu ”, dëgjohet duke thënë ai në video, teksa Adriani lirohet nga goja e balenës.

 

 

“Mendova se vdiqa ,” tha Adrian për Associated Press . “Mendova se më kishte ngrënë, se më kishte gëlltitur”, tha ai, duke përshkruar terrorin që përjetoi në ato sekonda, duke shpjeguar se frika e vërtetë erdhi pas daljes në sipërfaqe, kur kishte frikë se balena e madhe do të dëmtonte të atin.

Pavarësisht përvojës së tmerrshme, Del mbeti i përqendruar, duke dokumentuar incidentin dhe duke e qetësuar djalin e tij, ndërsa u përpoq të përballonte ankthin e tij.

“Kur dola në sipërfaqe dhe fillova të notoja, kisha frikë se do t’i ndodhte diçka babait tim, se nuk do të arrinim në breg në kohë, ose se do të merrja hipotermi ,” tha Adrian.

Pas disa sekondash në ujë, Adriani arriti të arrinte në kajakun e të atit dhe të dy janë kthyer në breg pa asnjë lëndim./e.t

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV