Mbi 133 mijë emigrantë janë tashmë të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të votuar në 11 maj.
Mbi 133 mijë emigrantë janë tashmë të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të votuar në 11 maj.
Këtyre emigrantëve i është dhënë drita jeshile nga KQZ, ndërsa në pritje për t’u regjistruar janë edhe mijëra të tjerë. Sipas të dhënave të KQZ rreth 27 mijë emigrantë të regjistruar janë votues për qarkun e Tiranës, 17 mijë në qarkun e Fierit, 13 mijë në Durrës e Elbasan ndërsa pjesa tjetër janë votues në 8 qarqet e tjera të vendit.
Ndërkohë edhe drafti me ndryshimet në Kod që posta që do të dërgojë fletën e votimit te emigrantët dhe për ta kthyer më pas në KQZ, të paguhet nga shteti ende nuk është miratuar por pritet të kalojë të hënën në seancë plenare./k.k