Një murator i papunë, i quajtur Giuseppe Zangara, tenton të vrasë presidentin e sapo-zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Franklin D. Roosevelt. Ai sapo kishte mbaruar një fjalim në Majami, kur nga pjesa e pasme e makinës së tij të hapur, Zangara qëlloi gjashtë here me armë. Pesë njereëz u plagosën, por presidenti nuk mori asnjë plagë. Ndërkohë kryebashkiaku i Çikagos, Anton Cermak, pjesëmarrës në aktivitet, u plagos për vdekje.
Disa burra e sulmuan atentatorin, dhe mund ta kishin rrahur deri në vdekje, nëse nuk do të kishte ndërhyrë vetë Roosevelt, duke për t’iu thënë atyre ta linin drejtësinë në dorën e autoriteteve përkatëse. Zangara pretendoi më vonë se nuk e urrente personalisht Roosevelt, por të gjithë zyrtarët, dhe cilindo që ishte i pasur.
Veprimi ekstrem i Zangaras, reflektonte zemërimin dhe frustrimin e ndjerë nga shumë amerikanë, gjatë Depresionit të Madh. Në kohën e atentatit, Roosevelt ishte ende vetëm president i zgjedhur, dhe akoma nuk ishte betuar. Raporte të pabazuara, pretenduan më vonë se objektivi i vërtetë i Zangara ishte Cermak, duke lënë të kuptohej lidhjen e Zangaras me krimin e organizuar në Çikago. Atenatori u dënua fillimisht për vrasje në tentativë me 80 vjet burg, por kur Cermak vdiq pak ditë më vonë nga plagët, Zangara u dënua me vdekje. Ai vdiq në karrigen elektrike më 5 mars 1933.
Kalendar
15 Shkurt 1909 – Një zjarr i madh në Teatrin Flores Akapulko të Meksikës, i merr jetën 250 njerëzve.
15 Shkurt 1989 – Lufta Sovjeto-Afgane :Bashkimi Sovjetik njofton zyrtarisht, se të gjitha trupat e tij janë larguar nga Afganistani.
15 Shkurt 1991 – Udhëheqësit e Çekosllovakisë, Hungarisë dhe Polonisë, nënshkruajnë Marrëveshjen e Vishegradit, për të garantuar bashkëpunimin në lëvizjen drejt sistemeve të tregut të lire.
15 Shkurt 2003 – Në mbi 600 qytete në mbarë botën, zhvillohen protesta kundër luftës në Irak. Është vlerësuar se gati 30 milionë njerëz morën pjesë në to, duke e bërë këtë demonstratën më të madhe të paqes në histori.
15 Shkurt 2012 – Treqind e gjashtëdhjetë njerëz, vdesin në një zjarr në një burg të Hondurasit në qytetin e Çomajagas.
15 Shkurt 2013 – Një meteor shpërthen mbi Çeljabinsk të Rusisë, duke plagosur mbi 1.500 njerëz.