Armëpushimi në Gaza, Hamasi liron 3 pengje në këmbim të 369 të burgosurve palestinez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmbim liruan qindra të burgosur palestinezë, duke treguar se marrëveshja e brishtë e armëpushimit që ka ndërprerë luftimet në Rripin e Gazës, vijon të japë rezultate.

Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti lirimin e pengjeve izraelite dhe tha se do të mbështesë çdo vendim të Izraelit për hapat e mëtejshëm.

Grupi militant Hamas liroi tre pengje të tjerë të shtunën, në këmbim të të burgosurve palestinezë që u liruan nga Izraeli, pas arritjes së një armëpushimi të brishtë që duket se po zbatohet në faza pavarësisht tensioneve të fundit.

Tre izraelitët (Sagui Dekel Chen, 36 vjeç; Sasha Troufanov, 29 vjeç; Iair Horn, 46 vjeç) u detyruan të hipnin në një skenë ndërsa militantët palestinezë të Hamasit të armatosur me armë automatike qëndronin përkrah tyre në Khan Younis të Gazës, përpra se t’iu dorëzoheshin Kryqit të Kuq.

Në atë që njihet si Sheshi i Pengjeve në Tel Aviv, njerëzit shpërthyen në brohoritje dhe lot pasi morën vesh lajmin se pengjet iu dorëzuan ushtrisë izraelite nga Kryqi i Kuq.

“Jam e emocionuar që tre pengjet që po kthehen sot në shtëpi te familjet e tyre pas kaq shumë kohësh, por jam gjithashtu shumë e shqetësuar për djalin tim që po mbahet nga Hamasi. Ai nuk do të lirohet në këtë fazë por në fazën e dytë sepse ai është i ri. Duke parë pengjet e liruara jam e tmerruar nga situata që po kalon djali im dhe nuk e di se çfarë po ndodh më pas, por pres që qeveria të vazhdojë në fazën e dytë të marrëveshjes”, deklaroi nëna e një ushtari izraelit të marrë peng

Menjëherë pas lirimit të tre pengjeve izraelitë autobusët që transportonin të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë u nisën nga burgu izraelit Ofer në Bregun Perëndimor. Autobusi i parë mbërriti në Ramallah ndërsa një turmë brohoritëse disa duke valëvitur flamujt palestinezë.

Lexo edhe :  Grok 3, superfuqia e re e AI nga Elon Musk, çfarë e bën kaq të veçantë?

Shkëmbimi i tre izraelitëve me 369 palestinezët uli shqetësimet në rritje se marrëveshja e armëpushimit mund të shpërbëhej përpara përfundimit të fazës së parë 42-ditore, që hyri në fuqi që nga 19 janari.

Faza e dytë e armëpushimit do të hapë negociatat për kthimin e pengjeve të mbetura të gjallë dhe për të përfunduar një tërheqje ushtarake izraelite si dhe dhe rindërtimit të Gazës.

Presidenti amerikan Donald Trump në një postim në rrjetet sociale përshëndeti lirimin e pengjeve dhe theksoi se Uashingtoni mbështet cdo vendimi të Izraelit në lidhje me hapat e tjerë.

Më herët Hamasi të cilin Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste, kishte kërcënuar se nuk do të lironte më shumë pengje dhe akuzoi Izraelin për shkelje të kushteve të armëpushimit, duke ngjallur frikën për rifillimin e luftimeve.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe gjatë të cilit grupi militant rrëmbeu 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit shkaktoi vdekjen e 48200 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve vendase, të cilat nuk i veçojnë viktimat civile nga militantët. Izraeli thotë se ky numër përfshin rreth 17000 militantë të vrarë.

Presidenti Trump ka përmendur një plan në bazë të së cilit Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin mbi Gazën dhe palestinezët do të largoheshin në një vend të tretë, pa të drejtë kthimi. Shtetet e tjera rajonale, përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, e kanë kundërshtuar këtë ide./K.K

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV