Bebe Rexha reagon pas përhapjes së fotove në gjendje jo të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bebe Rexha ka reaguar e indinjuar pas publikimit të disa fotove të saj që qarkulluan në rrjet, ku shihej me një pamje jo të kuruar.

jo ka theksuar se kishte qenë e shtruar në spital për disa ditë dhe ishte në momentin e hyrjes në spital kur janë kapur ato foto.

Këngëtarja ka kritikuar ashpër “Daily Mail”, që publikoi fotografitë, duke e akuzuar se ata kishin qëllim që ta paraqisnin në mënyrë negative dhe për të shfrytëzuar një moment të vështirë të saj. Ajo shprehu shqetësimin për faktin që shumë shpesh, gratë janë objekt i kritika dhe vëmendjes në momentet më të vështira. Rexha ka kërkuar që fotografët të respektojnë privatësinë e individëve, veçanërisht kur ata janë të sëmurë.

‘E di që po qarkullojnë disa imazhe të mijat duke marrë mjaft vëmendje nga paraqitja ime. Unë kam qenë në spital gjatë 3 ditëve ë fundit pas disa shqetësimeve me stomakun dhe aty kam qenë duke hyrë në spital. Kush pret jashtë një spitali për të kapur foto të njerëzve që shkojnë brenda? Kur do të ndalojnë fotografët së fotografuari femrat në momentet e tyre më të këqija. Nuk mund të jesh sëmurë as në paqe.

DailyMail jeni plera. Ju e dinit që ato fotografi janë kapur jashtë ambienteve të spitalit. Kush kap foto të njerëzve të sëmurë duke hyrë në spital dhe më pas t’i dedikojnë një artikull për pamjen e jashtme?! Pse nuk e thatë që isha duke hyrë në spital?! Sepse e dinit që ishte gabim. Sonia Ahoron, veçanërisht të qenurit një femër, duhet të të vijë turp nga vetja. Herën tjetër që do ndihem sikur jam duke vdekur dhe do iki në spital, do kujtohem të rregulloj flokët, të bëj makeup dhe të vesh një vello’, ka shkruar Bebe Rexha./kb

Të fundit

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në Mynih, kanë vdekur nga plagët...

Lajme të tjera

Web TV