Kongresin Botëror i Ligjit në 2027 në Tiranë,ish-deputeti i PS-së: Shqipëria është pjekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka folur në studion e Neës 24 në lidhje me Kongresin Botëror të Ligjit, që do të organizohet në vitin 2023 në Tiranë, ku ka bërë me dije se  grupi i punës ka pritshmëri të larta nga vendi ynë.

“Mikpritjen ne shqiptarët e kemi në gen, Shqipëria është në gjendje që të bëjë organizime të mëdha. Do t’ia arrijmë që në 2027 do të bëjmë një Kongres madhështor dhe me shumë klas. Besoj në aftësitë tona organizative”, tha ai.

Ndër të tjera, Hyseni u ndal edhe tek zgjedhjet e 11 majit, ku ka zbuluar se nuk do të jetë në listat e Partisë Socialiste.

Pjesë nga diskutimi:

Nisida Tufa: Kongresi Botëror i Ligjit do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Kur nisi të lakohet Tirana për t’u mbajtur ky Kongres, sa ka që lakohet?

Alket Hyseni: Shqipëria për dy vite do të jetë qendra botërore e ligjit, në 2027 do të vijnë juristë nga më të shquarit në botë. Kjo organizatë është organizata më e madhe, kongresi që do të organizohet në Shqipëri do të jetë organizimi i 30-të. Shoqata botërore e juristëve është organizata më e madhe për juristët, kjo iniciativë është marrë nga udhëheqës botëror. Themelues të këtij institucioni janë amerikanët, që prej vitit 2018 edhe Shqipëria ka një anëtar në këtë organizatë…

Nisida Tufa: Si do të zhvillohet kongresi, si mendoni se do të shkojë, cilat janë pritshmëritë?

Alket Hyseni: Mikpritjen ne shqiptarët e kemi në gen, Shqipëria është në gjendje që të bëjë organizime të mëdha. Do t’ia arrijmë që në 2027 do të bëjmë një Kongres madhështor dhe me shumë klas.

Lexo edhe :  Zotohet Rama/ Brenda 2030, ngremë flamurin kuqezi në BE

Besoj në aftësitë tona organizative, grupi i punës ka pritshmëri te ne. Ishin të paimagjinueshme që Shqipëria të jetë nëpër këto kongrese, kjo tregon që Shqipëria është pjekur dhe është bërë gati për të qenë pjesë e BE./k.k

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV