Zelensky: Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se ditët e mbështetjes së garantuar të SHBA-së për Evropën kanë mbaruar, pasi ai i kërkoi kontinentit të bashkohet për të krijuar një ushtri dhe politikë të jashtme.

“Disa ditë më parë, presidenti Trump më tregoi për bisedën e tij me Putinin. As një herë ai nuk përmendi se Amerika ka nevojë për Evropën në atë tryezë. Kjo thotë shumë”, tha Zelensky në një fjalim të fortë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Kohët e vjetra kanë mbaruar – kur Amerika e mbështeti Evropën vetëm sepse e kishte mbështetur gjithmonë”, shtoi ai.

Zelensky pranoi se ai “nuk ishte i lumtur” që telefonata e parë e Trump ishte me Putinin, shkruan CNN.

Udhëheqësi ukrainas paralajmëroi se do të ishte edhe “më e rrezikshme” megjithatë nëse Trump takohet me presidentin rus përpara tij.

“Dje këtu në Mynih, zëvendëspresidenti amerikan e bëri të qartë se dekada të marrëdhënieve të vjetra mes Evropës dhe Amerikës po marrin fund. Tani e tutje, gjërat do të jenë ndryshe dhe Evropa duhet të përshtatet me këtë”, tha Zelensky./K.K

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV