Dosja e Martin Canit/ Çfarë deklaruan mësuesit për sherrin që përfundoi tragjikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohën kur një gjyqtar paraprak do të vendosë mbi hetimet ndaj të miturit që vrau bashkëmoshatarin Martin Cani, prokuroria po kërkon në një hetim të veçuar se kush prej stafit shkollor shpërdoroi detyrën, duke mos e konsideruar konfliktin mes nxënësve.

Siç bëjnë me dije burime pranë grupit të hetimit, është marrë dëshmia e oficeres së sigurisë me inicialet J. K, e cila e ushtronte këtë detyrë në shkollën “Fan Noli’ prej një viti e gjysëm. Dëshmitarja tregon se menjëherë pasi u informua për konfliktin mes nxënësve, ka njoftuar drejtoreshën e shkollës “Fan Noli”, mësuesen kujdestare dhe psikologen.

Burimet e Top Channel citojnë se oficerja kishte mësuar për sherrin mes Mario Përlleshaj, autori i arrestuar dhe viktimës Martin Cani, nga një mësuese që dëgjoi tonet e larta mes tyre dhe sharjet për nënat.

“Shkova në tualet dhe vura re që nxënësit nuk ishin atje. Më pas thirra Martin Canin, që më tha se kur kishte hyrë në këto ambiente kishte sharë kot dhe se shtetasi Mario Përlleshaj, e kishte marrë personale me të. Thirra Marion dhe më tha se nuk kishte asnjë problem me të, të dy ishin të qetë me njëri-tjetrin”, shprehet oficerja për grupin e hetimit.

Por pas orës së 6 të mësimit, ajo mori dijeni për krimin e ndodhur. Veç dëshmive të nxënësve që u përfshinë në përleshje, prokuroria ka administruar edhe një pamje filmike, ku Mario Përlleshaj shfaqet duke u larguar me një send në dorë, në dukje si thikë.

14-vjeçari i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të fëmijës, shprehet në dëshmi se e njihte Martinin si një nxënës të klasë së 9 paralele.

Lexo edhe :  Meningiti dhe infeksionet virale/ Mjekja: Situata nën kontroll, nuk ka vend për panik

“Nuk kam patur konflikt më parë. Atë ditë dola nga shkolla isha së bashku me shokun tim. Në atë moment më thirri Martini, i cili ishte me dy shokë, persona që nuk i njihja. U ndava nga shoku im dhe u afrova tek Martini që më tha të shkoja me të, të sqarohesha, pa më thënë çfarë. Ecëm përpara dhe shokët e tij na ndiqnin pas. Pasi ndaluam më goditën”, deklaron Mario, i cili këmbëngul se nuk mban mend të ketë përdorur thikë.

Nga ana tjetër, shoku i Marios, Luisi, që mbeti i plagosur gjithashtu, përshkruhet nga dëshmitarët e tjerë të mitur se ishte personi i parë që qëlloi me grusht në gjoks Marion./e.t

 

Të fundit

Momentet më të vështira të Abigeila Voshtinës në krye të TKOB

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, Abigeila Voshtina ka ardhur gjithmonë si drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas...

Ndjeheni të rraskapitur? Mund të ketë diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj

“Jam i rraskapitur”, “nuk kam fuqi”, “më flihet gjumë”, të gjithë i kemi thënë të paktën një herë këto fraza. Ka raste kur ndjehemi...

Dikur i hodhi alkool në fytyrë, Meritoni bën postimin e PAPRITUR me Eglën

Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, dhe finalisti i sezonit, Meriton Mjekiqi, kanë habitur ndjekësit me një takim të papritur. Dyshja,...

Balluku thirrje qytetarëve të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke inspektuar punimet për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, pranë Zogut të...

Evropa tërheq Coca-Cola nga tregu, në Shqipëri/ ISUV: Nuk mund t’i kryejmë analizat

“Coca-Cola” ka tërhequr pijet e saj  ne disa  vende të Evropës pasi ka zbuluar  nivele më të larta të kloratit kimik. Ekspozimi ndaj niveleve të...

Lajme të tjera

Web TV