Mungesa e fuqisë punëtore u thellua në vitin 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2024 mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri u thellua edhe më tej, duke u bërë një nga faktorët kryesorë që po shtrëngon tregun e punës. Këtë tregojnë analizat e Bankës së Shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare.

“Rritja e ngadaltë e punësimit gjatë tremujorit të tretë të vitit  2024, sipas të dhënave administrative, është shoqëruar nga nivele të larta të faktorit “mungesë e forcës së punës” gjatë gjithë vitit. Këto zhvillime sugjerojnë praninë e kushteve vazhdimisht të shtrënguara në tregun e punës.”

Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se bizneset po hasin vështirësi në rekrutimin e punonjësve, duke sinjalizuar kështu një sfidë afatgjatë për ekonominë.

“Gjithashtu, treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët, gjatë 3-mujorit të 4-ërt.”

Faktori “mungesë në forcën e punës” ka gjasa të ndikojë tregun e punës edhe në vitin 2025, pasi Banka e Shqipërisë parashikon që rritja e kërkesës për mallra e shërbime do të shoqërohet me krijim të vendeve të reja të punës./e.t

Të fundit

Momentet më të vështira të Abigeila Voshtinës në krye të TKOB

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, Abigeila Voshtina ka ardhur gjithmonë si drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas...

Ndjeheni të rraskapitur? Mund të ketë diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj

“Jam i rraskapitur”, “nuk kam fuqi”, “më flihet gjumë”, të gjithë i kemi thënë të paktën një herë këto fraza. Ka raste kur ndjehemi...

Dikur i hodhi alkool në fytyrë, Meritoni bën postimin e PAPRITUR me Eglën

Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, dhe finalisti i sezonit, Meriton Mjekiqi, kanë habitur ndjekësit me një takim të papritur. Dyshja,...

Balluku thirrje qytetarëve të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke inspektuar punimet për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, pranë Zogut të...

Evropa tërheq Coca-Cola nga tregu, në Shqipëri/ ISUV: Nuk mund t’i kryejmë analizat

“Coca-Cola” ka tërhequr pijet e saj  ne disa  vende të Evropës pasi ka zbuluar  nivele më të larta të kloratit kimik. Ekspozimi ndaj niveleve të...

Lajme të tjera

Web TV