Obeziteti, kërcënim për brezin e ri, ekspertët: Rrezik për sëmundje kardiovaskulare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Obeziteti po kthehet në një problem serioz shëndetësor, veçanërisht tek të rinjtë.

Sipas mjekut kardiolog Sajmir Shehu, rastet e obezitetit në Elbasan janë në rritje për shkak të mungesës së aktivitetit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pashëndetshme.

Ai paralajmëron se kjo gjendje rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe çrregullime metabolike.

Edhe mjekja dietologe Alisa Xhyra, thekson se akumulimi i tepërt i yndyrave dhe stresi ndikon negativisht në shëndet. Sipas saj, 150 minuta aktivitet fizik në javë dhe një dietë e ekuilibruar janë çelësi për parandalimin e obezitetit.

Mjekët bëjnë thirrje për ndërgjegjësim dhe ndryshim të stilit të jetesës, për të shmangur pasojat afatgjata të kësaj sëmundjeje./   S,M

Të fundit

Në udhëtimin e tij jashtë Vatikanit, Papa Leon XIV viziton varrin e Papa Françeskut

Papa Leon XIV, në fronin e Shën Pjetrit, realizoi sot udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Romës. Udhëtimi...

Ish-ministri socialist bën thirrje publikisht/ Votoni Jorida Tabakun!

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë publikisht thirrje që në 11 Maj të mbështeten me votë dy deputetë aktualë dhe njëherësh kandidatë në 11...

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Mes tyre, përfshihen delegacione nga Asambleja Parlamentare...

Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit. Pasi ka...

Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV