Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit. Por mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një intervistë për Dritare TV thotë se nuk jemi në një situatë për t’u shqetësuar.

Dr. Alimehmeti vë në dukje se rastet janë shumë të rralla dhe vatrat e izoluara dhe pavarësisht kujdesit që çdo kush duhet të ketë, mjeku thotë se nuk jemi në rastet e një epidemie.

Doktor Ilir Alimehmeti thotë se rastet janë shumë të rralla të ndaj vaksina e meningjitit, nuk është pjesë e kalendarit të vaksinimit në Shqipëri.

”Meningjiti është një sëmundje shumë e rrallë. Sa i takon simptomave, ato nuk të lënë hapësira dyshimi. Nëse dikush ka dyshim nëse ka apo nuk ka meningjit, përgjigja është se nuk ka sepse simptomat janë tejet dalluese. Që prej ngurtësimit të qafës, pra i sëmuri e ka të pamundur të lëvizë qafen, temperaturë, ftohje të duarve dhe këmbëve, konfuzion, nervozizëm, irritim ndaj dritës, përgjumje e thellë.

Kush preket!

Zakonisht preken fëmijët. Sa më i vogël fëmija, aq më i madh rreziku. Por nuk bëjnë përjashtim as të rriturit.

Rastet në Shqipëri

Numrat janë të vegjël. Ne kemi pasur raste vit pas viti, por janë shumë sporadike dhe aspak për t’u shqetësuar. Rastet janë të rralla, edhe kur ndodhin janë të dukshme dhe shumica prej nesh është i ekspozuar çdo ditë ndaj këtyre baktereve në përditshmëri.

Si transmetohet meningjiti?

Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku!

Meningjiti nuk transmetohet aq lehtë sa mendohet. Duhet një kontakt tejet i ngushtë dhe i gjatë me të sëmurin. Dezinfektimi nuk është i domosdoshëm, sepse bakteret qëndrojnë në trupin e njeriut dhe jo në ambiente të jashtme. Dezinfektimi më shumë na qetëson mendërisht, por nuk ka ndikim tjetër në izolimin e sëmundjes.

Lexo edhe :  Java nis me diell, parashikimi i motit për ditën e sotme!

Sa i takon Durrësit ku tashmë është evidentuar një rast me meningjit, ajo është një vatër e izoluar.

Vaksinimi

Meningjiti nuk është në asnjë vend të Evropës pjesë e kalendarit të vaksinimit, sepse rastet janë shumë të pakta./   S,M

Të fundit

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Kreshnik Spahiu: Në 5200 qendra votimi, asnjë komisioner i PD s’ka kapur vjedhje

A qëndrojnë pretendimet e PD-së për manipulimin e votës së 11 majit nga mazhoranca apo për ‘trenin bullgar’? Pas humbjes së thellë, kreu i saj...

Bisedime për paqen, Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump i gatshëm për…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është i gatshëm për të udhëtuar drejt Turqisë për të zhvilluar një takim tre palësh...

Lajme të tjera

Web TV