Vajza e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, Marina Berlusconi, në një intervistë ka deklaruar se ndërhyrjet e hershme të Trump kanë sjellë disa përfitime të menjëhershme për SHBA, por në planin afatgjatë strategjia e tij për të vënë vazhdimisht vendet e tjera nën presion do të shndërrohet në një forcë e më të dhunshme.
“Unë me të vërtetë shpresoj, vazhdon ajo, që vendi që ka qenë gjithmonë garantuesi kryesor i perëndimit të mos ketë tani një president që aspiron të bëhet “shkatërruesi” i vetë perëndimit, duke shkatërruar kështu gjithçka që Amerika ka qenë në tetëdhjetë vitet e fundit“, deklaroi ajo.
“Sa i përket Big Tech, ka një problem të konkurrencës së pandershme sa një shtëpi. Ata kanë arritur të imponojnë diktaturën e algoritmit në jetën tonë të përditshme”, shtoi më tej Marina Berlusconi.
Lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas “La Repubblica” pasardhësja e Silvio Berlusconit thotë:
“Për t’i dhënë fund këtij konflikti të tmerrshëm, një kompromis do të jetë i pashmangshëm, por jam absolutisht i bindur se fundi i luftës nuk duhet të përkojë me dorëzimin e Kievit dhe fitoren e Moskës. Ukraina ka të drejtën e garancive të nevojshme për sigurinë dhe pavarësinë e saj”./e.t