Inida Gjata, artistja dhe gazetarja e njohur si Zhaku është rikthyer në ekran pas shumë kohësh mungese.
E ftuar në “Profil” në Euronews, Zhaku ka zbuluar detaje tronditëse nga rinia e saj, abuzimin me drogën dhe alkolin, deri në pikën ku jeta e saj ka qenë në dorë të zotit.
“Ku rafsha mos u vrafsha, është përcaktimi që i bëj vetes. Shyqyr nuk jam më ashtu, shpesh herë kam qenë vërtetë në dorë të Zotit. Kur unë kam qenë e re, 15-vjeçe këtu ka qenë 1997, ne na lanë pa shkollë, plumba gjithandej, kriminelë gjithandej.
Ne gjithë ditën pinim barë sa këtu atje. Unë në gjimnaz në vend të shkoja në mësim orën e parë shkoja te klubi i lagjes e porosisja një “kaçurrel”, (pije alkoolike). Abuzim sikur isha një njeri komplet i dëshpëruar që nuk ke fare të ardhme që në pikë të mëngjesit kaçurel, rrugëve”,- tha Zhaku.
Sipas Zhakut ishte Gjermania ajo e cila e bëri të kuptonte se po jetonte një jetë të cilën nuk e donte
“Këtu mu mbyllën të gjitha dyert, e vetmja derë e hapur ishte Kristjani dhe Gjermania. Kështu 31 vjeçe nisa jetën nga e para shkova në Gjermani, mësova Gjuhën, krijova një jetë të re, s’më njihte askush. Nisa një jetë shumë të thjeshtë. Punoja në kuzhinë.
Një jetë që e bën çdo emigrant. Mua më bëri shumë mirë. Ishte një zbor i mirë që e meritoja dhe ja uroj çdokujt, sepse unë duke qenë në gjendje depresive para se të ikja.
Në ato momente njeriu ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, vetëm ajo është zgjidhje në këto momente të marrësh një vendim radikal. nuk doja fare të ekzistoja në Shqipëri dhe sa herë shikoja ndonjë koment, u thoja mos të më përmendnin. Kisha nevojë për këtë restart.
Mbi të gjitha kuptova se para se të mendoj të shpëtoj botën, duhet të shpëtoj veten”,- tha Zhaku./e.t