Alibia Veliaj: O jemi në dy kopje, o s’jemi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Pse e krijoji këtë alibi monstër prokurori i SPAK, Ols Dado? Prokurori, që në faqen e parë të akuzës, përcaktoi identitetin ligjor të viktimës së tij. Identiteti i Erion Veliaj është vulosur si ‘i dënuar’.

Domethënë Erion Veliaj është dënuar nga gjykata e shkallës së parë të?…. ( Kjo nuk gjendet). ‘I dënuar për krimin?… ( As ky nuk ekziston). I dënuar në gjykata jashtë vendit, apo kur ishte në adoleshencë?… (Edhe kjo zero)… Asgjë tjetër nuk gjendet, veçse ‘i dënuar’.

Çfarë prezumohet se ndodh pas kësaj?

Pas kësaj çështja Erion Veliaj dërgohet në gjykatë ku do të gjykohet.., për çfarë? Ekspertët e  hetimit dhe të gjykimit, në një zë janë edhe kundërshtarë politik, po thonë se në  dosjen prej qindra faqesh nuk ka asnjë provë fajësie, asnjë argument ligjor, asnjë të vërtetë të provuar se zoti Veliaj ka kryer korrupsion. Megjithatë ndaj tij do të nisin pyetjet:

Emri?…

Ditëlindja?…

Arsimi?…

Gjendja gjyqësore?: “I dënuar!’

-Jo! jam i padënuar.

Këtu ndërpritet seanca gjyqësore. Alibia është shpallur botërisht si ‘prova përcaktuese për çështjen përfundimtare të fajësisë ose pafajësisë’. Alibia ‘i dënuar’ e prokurorit bie dhe menjëherë klienti gjyqësor lihet i lirë…;  dhe çfarë pastaj?

Nëse prokuroria  ka vërtetë indicie se një qytetar me emrin Erion Veliaj ka kryer korrupsion, atëherë që në këtë moment SPAK dhe BKH vihen në kërkim të personit ‘Erion Veliaj… i dënuar’, sipas Dados. SPAK bëri përpjekjen e parë shkresore duke e kërkuar në evidencat ligjore, por Policia e Shtetit tha ‘nuk ekziston i dënuari Erion Veliaj’. Ky i dosjes së prokurorit Dado nuk është ai.

Dado si prokuror, e krijoji qëllimshëm alibinë monstër ndaj Veliajt. Por çfarë e tërhoqi në mëkatin e madh ligjor?

I pari instinkti, jo prova:

Dado punoi me instinkt dhe jo me prova ligjore. Instinkti i thotë se ‘do të të bëj atë që nuk ta bën njeri!’, bazuar mbi motive të ulëta. Motivi i parë, hakmarrja se kryetari i Bashkisë, Veliaj, është faktikisht dëshmitar se si Dado ndërton pallate pa i deklaruar, në shkelje të ligjit duke qenë prokuror i SPAK. E dyta se Dado si prokuror kërkonte privilegje jashtëgjyqësore, por nuk i mori. Atëherë  nisi instinkti t’i punojë kundër ‘dhënësit’ të munguar.

Lexo edhe :  Pse na vlerëson 'Standard&Poor’s'?

E dyta, lufta me çdo mjet:

Prokurori ka në dorë vetëm mjete ligjore. Mjetet ligjore nuk garantojnë ‘sukses’ për Ols Dadon. Atëherë nis vizatime, njësoj si në një nga dhomat e Psikiatrikut. Vizatohet gruaja e Erion Veliajt si një depo e ‘Gabit’ ku ka grumbulluar mijëra fustane. Bulshit!. Të vjen rëndë se si njerëz të etur për ‘sa më shumë’, vizatojnë veten te tjetri; Olsi do të donte jo vetëm fustane, por pallate ose privilegje të tjerë. Kreu edhe vizatimin e babait të Ajolës, bir i një shkrimtari të madh në shqip. Atë e vizatoi sikur nuk kishte qenë kurrë në shtëpinë e tij, por shtëpinë ia kishte okupuar dhëndri ende pa u bërë dhëndër (Erion Veliaj) me lodrat e fëmijës në formë takesh. Një përzierje fobish dhe obsesionesh alias Berisha që quajti të vrarët e tij të 21 janarit si ‘të vrarë me çadra me helm’.

E treta, ‘histeria e mbrojtjes’, sipas Frojd.

Pacientja më e re e Frojd, vajza D., kërkonte të shpëtonte nga makthi. Ajo kishte lexuar në gazetë se ‘disa persona ishin burgosur pse ishin kapur në larje parash’. Vajza e lidhi veten paralel me ata autorë krimi. Iu bë se çdo letër ishte kartëmonedhë e ‘pastruar’. Atëherë nisi të grisë çdo gazetë, libër, revistë, pecetë…, për të shpëtuar. Ols Dado ka bërë të njëjtën gjë, veçse në kundra sens: Ky mbledh letra, letra pa fund për të krijuar makthin ‘Veliaj’ në një dosje prej 400 faqe. Edhe kundërshtarët po thonë se është një dosje bosh nga provat’. Dëshira e frikshme e tij e ka bërë që Erion Veliajn ta vulosë si ‘i dënuar’, ende pa u bërë gjyqi. Si pacientja e Frojdit.

Dëshmitarët që e panë gjithë skenën deri më sot nuk e shikojnë Erion Veliaj në alibinë ‘i dënuar’. Atëherë bie. Ose të gjithë ne jemi në dy kopje: Njëra i dënuar, tjetra- i padënuar; njëra negro, tjetra bjond./   S.M

Të fundit

Fitër Bajrami/ Berisha uron besimtarët: Vitin tjetër festofshim me shpresë të kthyer

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të shtunë në një iftar të shtruar për besimtarët...

“Do jemi surpriza e 11 majit”- Djathtas për Zhvillim prezanton kandidatët në Fier

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka çelur ditën e sotme fushatën elektorale për Qarkun Fier, ku janë prezantuar kandidatët për deputetë në kuadër të zgjedhjeve...

Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Në një postim në rrjete sociale, teksa ka ndarë një video nga...

Pas tërheqjes së SHBA, OBSH propozon pushime nga puna dhe shkurtime buxhetore

Problemet e mëdha të shkaktuara nga vendimi i Donald Trump për të tërhequr SHBA-të nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pasqyrohen në një memo të...

Zgjedhjet e 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi caktoi sot, më 29 Mars, vendet e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Janë 93 vende numërimi, përgjithësisht...

Lajme të tjera

Web TV