Gripi i këtij sezoni, më i “tmerrshmi” përgjatë dekadave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara janë prekur nga gripi këtë sezon, dhe ky numër sa vjen e rritet sipas Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve. Raportohet se të paktën 13 mijë njerëz kanë humbur jetën në SHBA këtë sezon (përfshirë 57 fëmijë).

Afro 8% e vizitave mjekësore brenda një jave janë raportuar të kenë qenë për probleme në frymëmarrje shoqëruar me grip,  që është në fakt është ndër rastet më shpesh të raportuara përgjatë dy dekadave të fundit. 45 shtete të Amerikës e kanë këtë shqetësim aktualisht.

“Është më keq se çdo grip që kemi parë deri më sot”, shprehen ekspertët shëndetësore, duke shtuar se është e vështirë të përcaktosh se llojin e gjendjes gripale. “Ngjan si mister”, thonë ata, ndërsa theksojnë se shkak mund të jetë edhe numri tejet i ulët i vaksinimeve në këtë periudhë.

Parashikohet që i gjithë ky vit të jetë i tillë, ndërsa vlen të theksohet Covid-19 nga ana tjetër ka rezultuar me më pak raste apo shtrime në spital, se viti i shkuar. Megjithatë është i nevojshëm ekzaminimi, për të kuptuar cilin nga këto viruse mbart dhe për të marrë mjekimin e duhur. S’ka rëndësi se në çfarë shkalle je infektuar, sugjerohet qëndrimi në shtëpi deerisa të ndihesh plotësisht mirë, ose mbajtja e maskës nëse zgjedh të dalësh jashtë.

Rastet më të shkumta i shkakton gripi A, që është dominant në çdo sezon, i ndjekur nga ai B në fund të dimrit ose pranverës./    S,M

Të fundit

Ish-ministri socialist bën thirrje publikisht/ Votoni Jorida Tabakun!

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë publikisht thirrje që në 11 Maj të mbështeten me votë dy deputetë aktualë...

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Mes tyre, përfshihen delegacione nga Asambleja Parlamentare...

Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit. Pasi ka...

Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që...

Rrëfehet Celibashi: Procesi i numërimit, antinjerëzor. Çfarë do dryshoja për të ardhmen

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11...

Lajme të tjera

Web TV