Nga ARTUR AJAZI
Prej 2 javësh emri i kryekëshilltarit të fushatës sëDanald Trump, Cirs LaCivita, ka nisur të bëhet refreni içdo fjalie dhe fjalimi nga drejtuesit e opozitës. Nukhanë mëngjes, drekë dhe darkë, pa përmendur emrin e tij. Nuk ulen në kafene pa përmendur emrin e tij. Nukhyjnë në Parlament, pa përmendur emrin e tij. Nukshkon dot në SPAK Sali Berisha, pa dalë para mediavedhe pa përmendur emrin e tij. Askush nga opozita, nukulet në tryezën e bukës në shtëpi, pa përmendur emrine tij. U është bërë Cris LaCivita, si perëndi. Në takimeme ata pak mbështetës që u ka mbetur, Berisha nukngurron ta përmendë emrin e tij, si “shpëtimtari PartisëDemokratike, dhe si aleat i opozitës,”. E kush mund tipërtypë mashtrime të tilla në 2025 ? Vetëm ndonjëçoban mali. Askush tjetër. Madje edhe çobani, ështëme radio dhe televizor atje ku kullot bagëtinë, dhe e njeh mirë situatën politike. Po pse ka marrë kaqsuperxhiro opozita, Berisha, Mul Noka, apo dhe atadeputetë të përgjumur të opozitës që deri dje nukflisnin, dhe sot janë bërë të flaktë në Parlament ?Natyrisht, e kanë marrë “dozën e mashtrimit” ngaBerisha, dhe mendojnë se “Cris LaCivita do ta shpjerënë pushtet PD”. Si mund të besosh se ardhja e një tëhuaji, kushdo qoftë ai, mund ti japë fitoren opozitës, kur ajo ka 1001 probleme të brëndshme dhe tëjashtme? Si mund të gënjesh vehten, dhe të besoshBerishën se ardhja e amerikanit që i bëri marketing Donald Trumpit, do ti japë fitoren Berishës në Shqipëri? Këto mund ti besojë vetëm një i marrë, një mediokër, dhe një njeri që nuk ka jetuar asnjë ditë në Shqipëri. Dalin akuzojnë, dalin baltosin dhe fyejnë deputetë, zv.ministra, ministra, kryeministrin, kryetaren e Parlamentit, kreun e shtetit, prokurorët, gjyqtarët, policët, bizneset, deri pastrueset e institucioneve, dhenuk shikojnë se balta e zezë, i ka mbytur partinë. Si mund të harrojnë shqiptarët vjedhjet e qeverisjesBerisha nga 2005 deri 2013, si mund të harrojnë ata Gërdecin me 26 të vrarë, 21 Janarin me 4 të vrarë, apo dhe piramidat e 1996 dhe vitin e zi 1997, ku u vranëmijëra shqiptarët ( dhe vazhdojnë të vriten nga armët e depove) nga trazirat e stimuluara nga qeveria e PartisëDemokratike. Superxhiroja e opozitës, pikërisht ditët e fundit,(pas ardhjes së amerikanit të mirëpaguar përmarketing) tregon makthin e saj. Një opozitë 12 vjeçare, nuk mund të shpresojë dhe ta bazojë fitoren e saj, në ndihmën nga jashtë. Janë shqiptarët ata që bëjnëdallimin, diferencën, dhe ndajnë të mirën nga e keqja. Shqiptarët nuk kanë nevojë tu bëjë marketingun e opozitës, një i huaj që vjen të marrë miliona, pa e njohur fare vendin ku bën deklarata të nxitura ngaBerisha./kb