Monumenti i pavarësisë NEWBORN edhe në këtë 17-vjetor të Pavarësisë së Kosovës ka ardhur sërish me pamje të re.
Kryeminstri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se në këtë ditë i heq kapelën autorëve të këtyre gërmave monumentale.
“Një herë në vit, tamam në këtë ditë, ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale”, shkroi Rama në Facebok krah një video të shpërndarë ku duket ‘NEWBORN’.
NEWBORN u ndërtua pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008.
Çdo vit dizanji i saj ndryshon në varësi të temës që autorë të ndryshëm zgjedhin të krijojnë diçka në veprën murale që është kthyer në një atraksion turistik edhe për shumë vizitorë.
Këtë herë dizanji i saj u frymëzua nga Inteligjenca Artificiale./E.T