Shifrat e 2024/ TIA, aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë krahasuar me 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), organizata më e rëndësishme botërore që mbledh bashkë mbi 2181 aeroporte nga 170 vende të Botës, certifikon vitin e jashtëzakonshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), duke e kurorëzuar si aeroportin me rritjen më të shpejtë të pasagjerëve në Europë për vitin 2024.

Referuar të dhënave të ACI për Europën, të përpunuara nga Ekofin.al, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, shënoi në vitin 2024 rritjen më të madhe të numrit të pasagjerëve, jo vetëm sa i përket aeroporteve të vendeve të BE-së, por krahasuar me të gjithë aeroportet e kontinentit, me 47.5% pasagjerë më shumë sesa në vitin 2023. Sipas shifrave zyrtare, 10.7 milionë pasagjerë fluturuan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vitin e kaluar.

Jo vetëm kaq, por TIA ka fituar një tjetër “medalje ari”, atë të aeroportit me rritjen më të lartë në Europë, krahasuar me periudhën e para-pandemisë, vitin 2019, që merret si referencë për aviacionin, kjo edhe për shkak se një pjesë e konsiderueshme e aeroporteve nuk kanë arritur ende të kapin shifrat e vitit 2019. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në vitin 2024 shënoi një rritje me 220.8% krahasuar me periudhën e para-pandemisë, si asnjë aeroport tjetër në Europë.

Në dhjetor të 2019 u finalizua kontrata koncesionare, ku aeroporti kaloi në menaxhim të Grupit Kastrati. Që nga ai moment, TIA ka thyer rekorde vit pas viti, për të arritur tani në majën më të lartë ndonjëherë me titujt e dyfishtë: Aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023, si edhe krahasuar me periudhën e para-pandemisë, vitin 2019.

 

 

Gjatë vitit 2024, tregjet me performancën më të mirë në BE ishin kryesisht ato të Evropës Lindore dhe Juglindore, Hungaria dhe Çekia (+18.9%), Estonia (+18%), Polonia (+15.6%), Malta (+14.8%), Kroacia (+13.7%), Italia (+11.0%) dhe Greqia (+10.1%). Në pjesën tjetër të Evropës, përveç rekordit të Shqipërisë, kanë performuar mirë edhe Moldavia (+46.0%), Uzbekistani (+36.6%), Bosnje dhe Hercegovina (+33.8%) dhe Gjeorgjia (+23.9%).

Sa i përket krahasimit me nivelin e para-pandemisë, përveç Shqipërisë, kanë performuar shumë mirë edhe Uzbekistani (+185.9%), ndjekur nga Kazakistani (+74.7%), Kosova (+72.1%), Armenia (+66.3%) dhe Azerbajxhani (+59%). Rritja shënuan edhe tregjet e aviacionit të vendeve të BE-së, si Islanda (+24,2%), Malta (+22,5%), Greqia dhe Polonia (+22,1%), Portugalia e Italia (+17,0%), Kroacia (+16,6%) dhe Spanja (+13.0%).

Lexo edhe :  Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/RENEA kontrolle pranë banesave të fisit Bajri

Referuar të dhënave të përgjithshme të ACI, në vitin 2024, aeroportet evropiane u përdorën nga 5 miliardë pasagjerë, me një rritje prej +7.4% krahasuar me vitin 2023 dhe +1.8% mbi nivelet para pandemisë (2019). Ndërkohë 47% e aeroporteve të Evropës janë ende poshtë niveleve që kishin përpara pandemisë. 5 aeroportet evropiane që kryesojnë në vitin 2024 për numër pasagjerësh janë Heathrow i Londrës, Aeroporti i Stambollit, Charles de Gaulle i Parisit, Schiphol i Amsterdamit dhe Aeroporti i Madridit./E.T

Të fundit

“Fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK dhe GJKKO”- Rama: Nuk ua rrok as mendja sa …

Kryeministri Edi Rama është shprehur se fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK dhe GJKKO, dhe jo qeveria, gjatë një...

‘MailOnline’: Britanikët çmenden për parajsën evropiane, Shqipërinë

Britanikët po vërshojnë në një vend të rrallë mesdhetar të quajtur “Maldivet e Evropës”, ku kostoja e jetesës është më e lirë se në...

Frutat më të mira për t’u konsumuar në mëngjes

Frutat janë ushqimi më i mirë për ta pasuruar organizmin me vitamina dhe antioksidant. Nëse dëshironi të rrisni suksesin e dietës tuaj në mirëqenien...

Rama: Po hapim dyert e korridorit të BE. Në mars, çelim dy grupkapituj të tjerë

“Nëse këto do të ishin të vërteta nuk do të ishim duke hapur me shpejtësi si asnjëherë tjetër më parë dyert e korridorit të...

“Jam dakord që pensionet janë të ulëta”, Rama: Bonuset do të vijojnë

Në komunikimin e tij të fundit virtual me qytetarët, Kryeministri Edi Rama ka adresuar çështjen e pensioneve në Shqipëri, duke pranuar se ato janë...

Lajme të tjera

Web TV