E trishtë! Ndahet nga jeta pronari i njohur i televizionit shqiptar (Emri+Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta pronari i Televizionit ACTV, Albert Spahi (Beni) në moshën 62 vjeçare, një televizion që ishte themeluar për diasporën shqiptare në SHBA.

“Pas një sëmundjeje të rëndë, Beni u largua sot drejt parajsës së përjetshme i rrethuar me dashuri nga familjarët e tij, nga miq dhe të afërm, të cilët të pikëlluar humbën sot në mënyrë të parakohshme njeriun e pazëvendësueshëm”, shkruan stafi i televizionit ACTV.

“Ai ishte simbol i humanistit të thjeshtë dhe punëtor. Albert Spahi këtu në Amerikë ishte një biznesmen i suksesshëm, por edhe një intelektual i formuar”.

Ishte një artist i vërtetë, instrumentist, interpretues, humorist i këndshëm që mbushte çdo hapësirë shoqërore me optimizëm dhe pozitivitet”.

“Ai vraponte çdo ditë, punonte shumë sikur të ishte në garë me kohën”.

“Ai la pas një boshllëk të madh. Do t’i mungojë shumë familjes dhe të afërmve, shokëve dhe miqve”, ishte njoftimi i  stafit të Televizionit ACTV./    S,M

Të fundit

Ish-ministri socialist bën thirrje publikisht/ Votoni Jorida Tabakun!

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë publikisht thirrje që në 11 Maj të mbështeten me votë dy deputetë aktualë...

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Mes tyre, përfshihen delegacione nga Asambleja Parlamentare...

Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit. Pasi ka...

Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që...

Rrëfehet Celibashi: Procesi i numërimit, antinjerëzor. Çfarë do dryshoja për të ardhmen

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11...

Lajme të tjera

Web TV