Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Berishën, duke e krahasuar me bufin, pasi kreu demokrat u qëndron deklaratave të tij për shkrirjen e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).
Në një video montazh, shihet bufi duke artikuluar audion e Berishës, teksa thotë: “Organizata kriminale e skrapit të partisë, i angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, di të ketë atë fund që kanë patur të gjitha veglat mjeran, të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë, pra do përfundojë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë”.
Gjithashtu në përshkrim, mes ikonave lexohet “kuak-kuak-kuak”, siç i referohet opozitës, Rama.
Kujtojmë se më herët sot, kreu i qeverisë në rubrikën “Sy m’sy”, tha se “nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë”.
Kryeministri theksoi se SPAK është në kushtet e një lufte të gjithanshme që, sipas tij, po i bëhet nga “këneta politike me në krye bufin plak”.
Rama: SPAK nuk është i Kushtetutës dhe Reformën në Drejtësi, tek kjo e fundit marr autorësinë së bashku me PS, besoj se jeni shumë më të qartë se ç’ishit, tani edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë.
Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë.
SPAK është këtu dhe ka vetëm 1 garanci. Po u them. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhet nga këneta politike me në krye bufin plak është PS dhe unë në krye të saj.
Kështu që rrotullojeni nga të doni Reformën në Drejtësi e kam bërë unë me PS./k.k