Si preket Shqipëria nga “lufta e tarifave”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kinën dhe Evropën e më gjerë mund të jetë një “thikë me dy presa” për Shqipërinë. Vendi pritet të preket negativisht në drejtim të eksporteve dhe pozitivisht në atë të importeve.

“Nëse do të marrim vendet e Bashkimit Evropian, marrëdhënie më të ngushtë kemi me Greqinë dhe Italinë. Normalisht kjo do të përcillte efekte negative te eksportet drejt këtyre vendeve pasi këto të fundit do të përballeshim me tarifa të rritura nga SHBA-të”, tha Selim Blliku, ekspert për ekonominë, shkruan A2 CNN.

Por Shqipëria, ashtu si thuajse çdo shtet tjetër në botë nuk është një ishull i largët e i izoluar nga parimet e përgjithshme të funksionimit të ekonomisë. Ndaj, nëse do të dilte e humbur te eksportet e kundërta pritet të ndodhë te importet nga politikat proteksioniste të presidentit Donald Trump që synojnë të mbrojnë interesin e prodhuesve amerikanë duke vendosur barriera me shtetet e tjera.

“Prodhimet europiane të destinuara për tregun amerikan, të refuzuara nga ky i fundit në një farë mënyrë me vendosjen e tarifave të larta do të silleshin potencialisht në vende si Shqipëria”, tha eksperti.

Shqipëria mbi 60 për qind të tregtisë së jashtme e zhvillon me kontinentin evropian, prandaj ecuria ekonomike e shteteve anëtare është kritike për kërkesën dhe investimet e huaja në vend. Në kushtet e “një rendi të ri global në drejtim të tregtisë”, ekspertët kërkojnë që vendi të zhvillojë një model të ri eksportesh të përqendruar jo vetëm te zarzavatet e fasoni

“Kjo është thelbësore dhe nuk duhet vetëm për hatër të situatës. Shqipëria ka nevojë për vlerë të shtuar në eksporte. Të prodhojë produkte që bota ka nevojë”, thotë eksperti.

Lexo edhe :  Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

Në raportin e saj vjetor Instituti i Vienës vlerëson se Shqipëria me skenarin aktual ku Europa nuk do të jetë në një luftë tregtare me SHBA-në do të vijojë të njohë rritje ekonomike në nivelin e vetëm 3.9 për qind mesatarisht./     S,M

Të fundit

“Bum shitjesh”, çfarë u shit dhe u ble më shumë gjatë vitit të shkuar?

Dyqanet e lagjeve, supermarketet, baret e restorantet dhe veçanërisht pikat e karburante e shitën më shumë produkte fund-vitin e...

Balluku nga Murrizi: Nesër hapet Rruga e Arbrit, vepra më e madhe e verilindjes

Ministria e infrastrukturës Belinda Balluku në një postim në rrjetin social Facebook lajmëron hapjen e rrugës së Arbrit të cilën e etiketon si veprën...

Adrola dhe Capital T shijojnë pushimet në vendin tropikal

Capital T dhe Adrola Dushi tashmë që prej ditëlindjes së artistit u kuptua që dyshja e famshme janë në një lidhje. Prej vitesh ata janë...

Xheneta futet sonte në Big Brother VIP, përballja me Gjestin dhe pikëpyetja për Eglin

Pas daljes si e dyta në Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është përfolur vazhdimisht për një hyrje të mundshme në Big Brother VIP...

Dueli i listave: Kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?

Nga Ylli Pata Përballja e skuadrave politike që do të garojnë më 11 maj është esenca e luftës politike të palëve ndrluftuese elektoralisht. Partia Socialiste e...

Lajme të tjera

Web TV