Veliaj jashtë politikës?/Beteja e vërtetë juridike do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja Enida Bozheku thotë se “çelësi” për karrierën politike të Erion Veliajt, i arrestuar me urdhër të SPAK nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash, mund të jetë në Gjykatën e Lartë. Në emisionin “360 gradë” me gazetarin Artur Zheji, avokatja tha se atij mund t’i lehtësohet masa e sigurisë.

“Sa i përket pjesës së pozitës të Veliajt, vërtetë mbase i ka humbur shpresat, por edhe jo, se ky sulmi nuk është aq i pastudiuar në tavolinë, është Apeli që del për punë ditësh dhe problemi është ta lënë në burg. Loja më e madhe për fatin e tij do të luhet në Gjykatën e Lartë se për pozicionin e ushtruesit të pozicionit si kryetar i bashkisë, beteja reale juridike këtë radhë nga të gjithë rastet e tjera është gjykata e lartë se do të japë interpretim që do të lidhet dhe me funksionin e zotit Veliaj dhe mund të kemi kurs të kundërt, mund të zëvendësim mase të sigurisë. Maksimalisht brenda dy javëve mund të kemi lëvizje të shpejta.

Mendimi im që në raport me të do të ndryshojë dhe e gjithë ecuria e zgjedhjeve dhe roli politik. Gjykata e Lartë brenda 10 ditëve mbaron punë. Mund të jetë arrest shtëpie apo detyrim paraqitje. Në një lloj mënyre, imazhi i Veliajt mund të ketë kthesë dhe mund të përdoret si sulm politik sa i përket kundërshtarëve që kanë anatemuar SPAK. Veliaj mund të kthehet edhe fuqishëm në një fushatë, prandaj gjykata e lartë do të jetë çelësi i karrierës politike të Veliajt.“, u shpreh Bozheku./e.t

Të fundit

Ndihmë sociale në këmbim të votës/Policia e Kosovës në aksion,shënjestër strukturat serbe

Policia e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar një aksion në disa zyra ilegale të qendrës për pune sociale në...

“Pse bën sikur ke ulur qiellin në Tokë?!”, Rama i përgjigjet komentuesit

Në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve. Komenti drejtuar Ramës ishte: “Propagandë e shëmtuar, njerëzit besojnë sikur...

Meningjiti/Normalizohet situata në Durrës! Prindërit rikthejnë fëmijët në shkollë

Nxënësit në shkollat 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë’ dhe “Eftali Koçi” në Durrës, ku disa ditë më parë u konstatua një rast me meningjit, duket se...

‘Bën propagandë dhe nuk ke asnjë meritë’, Rama i përgjigjet komentuesit në ‘Sy m’Sy’

Kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rubrikën e rrjeteve sociale Sy m’Sy. Në episodin e radhës dikush i shkruante se bën propagandë...

Dalin pamjet nga xhirimet: Parashqevi Simaku rikthehet me një projekt të ri artiatik

Duket se çdo vështirësi ka kaluar dhe tashmë artistja e njohur Parashqevi Simaku po i rikthehet fuqishëm jetës artistike. Së fundmi, Elton Ilirjani ka...

Lajme të tjera

Web TV