Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme, po ndikon në fushatën zgjedhore.
Sipas tij, me apo pa dashje, arrestimet që ajo bën kanë ndikim në zgjedhjet që po afrojnë.
“Nëse SPAK do të godas në nivele të larta, të cilët janë pjesë e fushatës, kush do ti përfaqësojë në bazë nëse disa prej tyre do të jenë me problematika të rënda nga ana e SPAK. Do krijohet një lloj amullie te elektorati. Do krijonte paqartësi që çon në zgrip të madh në procesin zgjedhor. Nuk do ketë zhvillmë kaq flagrante. Edhe te rasti Veliaj ka një ndikim të madh te organizmi partiak. SPAK zhvillon veprimtarinë e tij por ndikon në zgjedhje. Te mënyra si organizohen partitë dhe se si njerëzit mendojnë”, tha ai / S,M