Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi u shpreh se Partia Socialiste po pret se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe më pas do të vendosin për zgjedhje në Tiranë.

Klosi u shpreh se “këtu është dhe debati që PS-ja ka me drejtësinë”.

“Tani jemi në fazën që nuk është as i pandehur, është i dyshuar. Në këto kushte, nuk ka asnjë arsye që kryetari i bashkisë të lëri detyrën duke u shkarkuar nga qeveria për të mbetur bosh bashkia.

Jemi në fazën që po presim që të ketë një gjykim dhe më pas do të gjykojmë padyshim se si do të rrjedhin ngjarjet”, tha ai për RTSH.

Në këtë kontekst, Klosi shtoi se, “ Partia Socialiste e Tiranë është një nga degët më të forta të PS në shkallë vendi.

Është një degë e mirë organizuar që drejtohet nga dy nënndarje të barabartë, që Tirana qytet drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndërsa bashkitë, Kamza, Vora, Kavaja dhe Rrogozhina drejtohet nga Elisa Spiropali.

Tirana si një nga fushëbetejat më të mëdha të garës së ardhshme elektorale ku në kryeqytet garojnë për 37 mandate, ka nevojë për shumë energji dhe këtu jo vetëm që ka numrin më të madh të mandateve por këtu do të pretendojnë dhe partitë e vogla dhe ato të mëdha” tha Klosi

Deklarata e Blendi Klosit u bë në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini./e.t

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV