Detajet e fundit/ Bonusi për pensionistët do të shpërndahet në mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama siguroi dje pensionistët se bonusi i premtuar do të shpërndahet në pranverë, siç edhe është bërë e ditur. Në rubrikën “Sy m’sy”, një komunikim i drejtpërdrejtë i kryeministrit me qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se fondi tashmë është i depozituar në Bankën e Shqipërisë. “Nuk kamë thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt. Kam thënë do të kemi një bonus pranvere dhe unë mendoj se nuk ka nevojë të ta them unë që pranvera nuk ka ardhur asnjëherë në shkurt.

Bonusi do të jepet në pranverë, fondi është i depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohet në pranverë”, theksoi Rama. Se kur fillon pranvera, vijoi Rama, pyet se ta thonë. “Pastaj nuk kuptoj ku lidhet bonusi me “spiunin, armikun e tradhtarin”. Sikur të gjithë këta të ishin si unë, atëherë shqiptarët do të kishin shpëtuar një herë e mirë nga armiku, tradhtia dhe spiunimi”, iu përgjigj ai qytetarit, i cili e quante “armik, spiun dhe tradhtar”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Detajet

Ndërkohë kujtojmë se Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme, miratoi në fund të vitit që shkoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024. Bonusi i pranverës do të jetë 100 euro për ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 50 euro për të gjithë ata që vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë. “Ministria e Financave, propozoi disa masa, pas një analize të kujdesshme të ecurisë së ekonomisë dhe treguesve fiskalë për periudhën janar- nëntor 2024.

Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta. Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël; Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre;

Lexo edhe :  47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të ulëta e kushte të papërshtatshme pune

Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh; Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë; Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë;

Gjithashtu do të alokojmë një fond shtesë prej rreth 1.6 miliardë lekë për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve; Angazhimi i Ministrisë së Financave mbetet i pandryshuar për të siguruar edhe në vijim trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB-në, si dhe për të garantuar konsolidimin fiskal e qëndrueshmërinë e ekonomisë në tërësi”, thuhet në njoftim./   S,M

Të fundit

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/Begaj: Gjuha shqipe, tipar themelor i identitetit tonë

Presidenti Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, përcolli mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët...

LAJM I FUNDIT/ Reagim i Erion Veliajt nga qelia

Reagim i Erion Veliajt: Mirëdita dhe bekime gjithsecilit! Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë...

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar, afati deri më 4 mars

Mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, sipas KQZ-së. Në një njoftim publik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i...

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij zbulon lajmin e mirë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe skenës, por emri i tij...

Gjeniu shqiptar, Artin Dauti: Në moshën 13 vjeç kam ndërtuar makinerinë time të parë

Artin Dauti, studenti nga Tetova, i tërhequr pas shkencës, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, tregon se që i vogël ishte i tërhequr...

Lajme të tjera

Web TV