“Nuk kam sulmuar SPAK”, Rama: Të kërkosh standarde demokratike në drejtësi nuk është sulm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e kundërshtoi komentin se me qëndrimet e artikuluara ditët e fundit ndaj SPAK për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt,  ai është duke sulmuar drejtësinë e re.

“Unë mendoj që të kërkosh standardet demokratike në një proces të drejtësisë, aq më tepër për të zgjedhurit nga populli në krye të Bashkisë së kryeqytetit, që merret nga zyra e çohet në burg pa u shpallur akoma i pandehur e lëre më fajtor, nuk është aspak sulm ndaj drejtësisë;  të kërkosh që drejtësia e re të kuptojë se qëllimi i lartë nuk i justifikon në asnjë mënyrë mjetet e ulëta, nuk është sulm ndaj drejtësisë, por është detyrim.”, tha kryesocialisti.

Kryeministri shpjegoi se përse vetëm tani ka shpalosur këto shqetësime për punën e prokurorisë dhe gjykatës së posaçme.

“Ne heshtëm, heshtëm totalisht 5 vjet rresht, 5 vjet e më shumë madje, jo se nuk pamë probleme, jo se nuk u skandalizuam në ndonjë rast apo s’e nuk e patëm ndjeshmërinë ndaj një trysnie që ka shkuar hera-herës deri në absurd mbi punonjësit e administratës, por ne heshtëm strategjikisht, heshtëm për të garantuar një atmosferë, ku pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë të mund të konsolidohej, në një vend ku drejtësia s’ka pasur kurrë, kurrë, pavarësi dhe ku norma ka qenë intimidimi dhe marrja në kontroll e saj nga pushteti politik”, shtoi ai.

Këto qëndrime thotë kryeministri vlejnë për  konsolidimin si garante e rendit ligjor, si garante e barazisë së të gjithëve para ligjit.

“Duke mos heshtur kur këta të fundit e tejkalojnë kornizën e ligjit me galloshet e Maliqit dhe prokurorë e gjykatës bëhen një galloshe e vetme, si në diktaturë apo në autokraci, jo largqoftë në asnjë mënyrë duke shkrirë SPAK-un apo duke kërcënuar SPAK-un, të cilin duhet ta mbrojmë medoemos në radhë te parë nga bufi dhe nga llumi i kënetës, edhe me votën tonë në 11 maj, por patjetër dhe nga rreziku i hyrjes së vetes në qejf kur i thonë fjalës, duke luftuar të gjithë bashkë ama, paralelisht për rritjen e standardit të drejtësisë dhe për një triumf të aspiratës për një drejtësi evropiane në 11 maj”, tha Rama.

Lexo edhe :  Temperatura deri në -7 °C, reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për javën që vjen

Dhe në fund një mesazh për kundërshtarin e tij politik Sali Berishën.

“Tani zgjedhja nuk ka qenë kurrë më e qartë; o me mua në Evropë, o me bufin e kënetës prapë atje në gropë!”, përfundoi ai./    S,M

Të fundit

Gjeniu shqiptar, Artin Dauti: Në moshën 13 vjeç kam ndërtuar makinerinë time të parë

Artin Dauti, studenti nga Tetova, i tërhequr pas shkencës, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, tregon se që...

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. TIRANË - Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur paraditen e sotme...

“New York Times’ reagon ndaj Berishës/ Akuzat e tij janë tërësisht gënjeshtra

Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel i ka hedhur poshtë akuzat e kreut të Partisë Demorkatike Sali Berisha, se kryeministri Edi Rama...

21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO dhe festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi...

Divorci Meta-Kryemadhi, zhvillohet sot seanca gjyqësore për ndarjen e tyre

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Seanca do të mbahet në Gjykata e...

Lajme të tjera

Web TV