Në mbledhjen e kësaj të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e barnave të rimbursuara me masën e mbulimit të çmimit të tyre.
Vendimi i miratuar nga qeveria hyn në fuqi në 1 mars.
Lista e re e barnave u përditësua në korrik të vitit 2024. Ajo u zgjeruar me 154 barna duke e çuar në 1345 barna alternative në total.
Në ndryshimet e listës u shtuan 50 barna dhe medikamente të reja, nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza./ S,M