Veliaj nga burgu: Dosjen time po e heton një shejtanbudalla si Ols Dado dhe Erjon Kasapi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu duke hedhur një sërë akuzash ndaj zyrtarëve të drejtësisë të cilët po hetojnë dosjen tij ku akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Veliaj përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale shkruan:

“Heroi i telenovelës time, Nesti Angoni, nuk ekziston, ndërsa Ols Dado ekziston, por në faqen e parë të dosjes sime ka shkruar i dënuar.

Nga ana tjetër, Erjon Kasapi, gjykatës i thënçin, ka konkluduar përpara se sa të shfaqesha në derën e thertores së tij, se unë “nuk po shfaq pendesë”. Shumë kam dëgjuar “mbaje mirë, është koha e tyre, mos u dil përballë, hapi rrugë se janë të ligj, janë të kompleksuar, janë budallenj, etj., etj’.

Unë këtë nuk e pranoj dot sot, se nuk e kam pranuar kurrë këtë logjikë dhe rruga ime më ka sjellë jo pak të ligj e ‘budallenj’ përballë, se për mua dikush që ka dështuar në violinë, ka dështuar në shkollim, ka dështuar në profesion, por ka pasur sukses në karrierë dhe në ndërtim, vetëm budalla nuk është, sado i lig, injorant, i kompleksuar të jetë! Shejtanbudalla po“./    S,M

Të fundit

Papa Françesku mund të dorëhiqet nëse shëndeti i tij përkeqësohet

Papa Françesku mund të marrë në konsideratë dorëheqjen nëse shëndeti i tij përkeqësohet, tha kardinali italian, Gianfranco Ravasi në...

Si qumështi vendas po zëvendësohet me importe

Rritja e importeve të qumështit vijoi edhe përgjatë 2024-s. Sipas të dhënave të Doganave për 2024 u importuan 22,8 mln litra qumësht. Krahasuar me...

GJKKO shtyn seancën për inceneratorin e Tiranës, shkak mungesa e një prej avokatëve

TIRANË - Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e Inceneratorit të Tiranës është shtyrë për më 4 mars në orën 13:30, për shkak të mungesës...

Rama nxjerr pamjet/ Shiheni këtë videokujtesë të luftës së pashoqe për Tiranën Europiane

“Dhe me dëshirën që sidomos kush ka lindur në vitet ‘90 apo ka qenë fëmijë në fillimvitet 2000, ta shohë këtë videokujtesë të luftës...

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/Begaj: Gjuha shqipe, tipar themelor i identitetit tonë

Presidenti Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, përcolli mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët e Diasporës. Nismës së Kreut të...

Lajme të tjera

Web TV