155 mijë emigrantë të regjistruar, 37 mijë refuzohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse kanë mbetur dy javë nga regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, shifrat e refuzimeve janë mjaft të larta. Deri pasditen e djeshme janë mbi 155 mijë emigrantë që u është pranuar regjistrimi, por mbetet një shifër shumë e lartë ajo e refuzimit për shkak të mungesës së dokumentacionit ose gabimeve teknike në plotësimin e formularit.

 

Procesi i regjistrimit të emigrantëve për votimin me postë në zgjedhjet e 11 majit po shkon drejt përmbylljes, me 155 mijë shqiptarë jashtë vendit tashmë të konfirmuar si votues. Nga mbi 192 mijë aplikime të dorëzuara deri më tani, rreth 37 mijë janë refuzuar, kryesisht për shkak të problemeve me adresën. Afati për regjistrimin e diasporës mbyllet më 4 mars, duke lënë edhe dy javë kohë për ata që ende nuk kanë dorëzuar aplikimin e tyre. Procesi nisi më 11 janar dhe ka tërhequr interes të lartë, veçanërisht nga qarqet me numrin më të madh të emigrantëve. Tirana kryeson me afro 32 mijë votues të konfirmuar, e ndjekur nga qarku Fier me 20 mijë dhe Durrësi me 16 mijë regjistrime. Në anën tjetër, qarqet me më pak aplikime të miratuara mbeten Gjirokastra, Dibra dhe Kukësi, ku ky i fundit ka aktualisht rreth 2 600 votues të pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Autoritetet u bëjnë thirrje emigrantëve që të mos presin momentin e fundit për të aplikuar, në mënyrë që të shmangin refuzimet për shkak të gabimeve teknike. Procesi i regjistrimit është hapi i parë i realizimit të së drejtës së votës nga jashtë, një praktikë e re që synon të përfshijë një pjesë të rëndësishme të elektoratit shqiptar në procesin zgjedhor.

Vota e Diasporës

Vota e diasporës ka qenë prej vitesh një çështje e debatueshme në politikën shqiptare. Ndërkohë që më në fund emigrantët kanë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit përmes postës, pyetja kryesore që shtrohet është: A e dëshironte vërtet politika shqiptare këtë votë? Përse politika ka qenë hezituese? Pavarësisht se diaspora përbën një pjesë të madhe të popullsisë dhe ndikon ekonomikisht në vend përmes remitancave, partitë politike nuk kanë qenë të entuziazmuara për t’i dhënë të drejtën e votës emigrantëve. Arsyet kryesore për këtë hezitim janë se politika nuk e parashikonte dot votën e emigrantëve. Emigrantët nuk jetojnë në realitetin e përditshëm të Shqipërisë dhe janë më pak të ndikuar nga patronazhistët, i instaluar në zgjedhjet e fundit të Partisë Socialsite. Vota e tyre mund të mos i përgjigjet logjikës tradicionale të kontrollit elektoral që partitë aplikojnë brenda vendit. Ndryshe nga zgjedhësit në Shqipëri, që mund të orientohen përmes premtimeve të punësimit, ndihmës ekonomike apo presionit administrativ, emigrantët nuk varen nga shteti shqiptar për jetesën e tyre dhe janë më të lirë në zgjedhjen e tyre politike.

Lexo edhe :  Prokuroria i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

 

Box

 

KAS rrëzon Celibashin, paketa

e maleve të votohen në parlament

 

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi me shumicë votash rrëzimin e vendimi të Ilirjan Celibashit që i kërkonte Kuvendit ndalimin e shqyrtimit të projektligjeve “Për paketën e maleve” dhe “TVSH për sektorin e bujqësisë”. Pretendimi i komisionerit shtetëror të zgjedhjeve se dy nismat mund të sillnin impakt në fushatë u konsideruan si tejkalim kompetencash nga Kuvendi si palë ankimuese, të cilës i dha të drejte KAS. Për të kundërshtuar vendimin e Celibashit shkoi nismëtari Erion Braçe, i cili u shpreh se projektligji i propozuar prej tij nuk synon të favorizojë asnjë kategori të caktuar përpara zgjedhjeve. Këto qëndrime duket se prekën ndërgjegjes e tre anëtarëve të KAS të propozuar nga Partia Socialiste, ku me votat e tyre i hapën dritën jeshile shqyrtimit të këtyre nismave në Kuvend edhe përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Vendimi i KAS nuk e demoralizoi Ilirjan Celibashin. Teksa po rrëzohej një akt, ai mori një tjetër, duke i kërkuar kuvendit të bllokojë nismën që synon lehtësimin e vuajtjes se dënimit të personave të burgosur apo paraburgosur, serish me argumentin se favorizon një shtresë të caktuar me të drejtë vote.

 

 

 

Ikja nga PD-ja

Berisha: Liria është e drejta e zgjedhjes

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar tërheqjen e dy deputetëve nga gara e Primareve, duke theksuar se liria është e drejta për të zgjedhur. “Së pari, shpreh konsideratat e mia për dy deputetët, për rolin dhe kontributet e tyre të pamohueshme në PD. Bashkëpunimi me ta, sot dhe në të ardhmen, është i çmuar. Po kështu, për cilindo që merr këtë vendim. Këta deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin tim të plotë. Kam thënë dhe e përsëris: edhe në periudhën më të errët të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur. Thelbi i lirisë është zgjedhja dhe këtë e kam shprehur edhe atëherë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej reaksionare. Unë i besoj këtij parimi,” tha Berisha. Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri njoftoi tërheqjen nga gara në Primare, duke argumentuar se ky model më shumë dëmton sesa ndihmon opozitën. Ndërkohë, anëtari i kryesisë së PD-së, Indrit Hoxha, deklaroi se nuk e konsideron këtë një tërheqje, por një angazhim të ri për forcimin e partisë.

Të fundit

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar...

Inteligjenca artificiale, në të gjitha fushat/ Nga arsimi, prokurimet e shëndetësia

Shqipëria do të përdorë gjerësisht inteligjencën artificiale. Në dokumentin e politikave prioritare për vitin 2026-2028 parashikohet integrimi i  inteligjencës artificiale (AI) në sektorë të...

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij zbulon lajmin e mirë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe skenës, por emri i tij...

Hasani pret Berset: Kosova meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Hasani theksoi...

Bëni kujdes me shpenzimet/ Si do jetë fundi i muajit shkurt për 12 shenjat e horoskopit

Java e fundit e shkurtit karakterizohet nga disa ngjarje astrologjike, Marsi kthehet në vijë të drejtë në datën 24, në datën 27 është hëna...

Lajme të tjera

Web TV