Arsyet e sulmit të dytë të Berishës ndaj “New York Times”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Berisha në kulmin e pushtetit, quajti “New York Times”-in, një “letër higjenike”.

Është e dyta herë që Sali Berisha ka sulmuar një nga ikonat e shtypit botëror siç është “New York Times”.

Në një dalje mediatike, Berisha akuzoi të përditshmen më të madhe në SHBA si të paguar nga Edi Rama, pasi ka botuar një raport mbi pajtimin nga kreu i PD-së së këshilltarit amerikan Chris LaCivita.

Në fakt, shkrimi i NYT i bënte publicitet atij lajmi që PD-ja e dha me bujë, përkatësisht pajtimit të një emri të njohur të fushatave amerikane në Shqipëri për PD-në.

Ishte vetë Berisha dhe drejtuesit të tjerë të PD-së që bënë bujë të madhe, duke e shitur një hyrje në paradhomën e Donald Trumpit.

“New York Times”, nuk bëri gjë tjetër veçse e raportoi për lexuesin e saj amerikan, faktin e punës në Shqipëri të LaCivita-s.

Natyrisht ka publikuar në raport edhe faktin se Sali Berisha është i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë, si dhe është i pandehur në Shqipëri për korrupsion. Fakte këto që qëndrojnë të gjitha.

Atëherë përse Berisha u irritua nga artikulli i gazetës amerikane? Sepse në atë raport të vogël, ka një zhvillim të madh që rrëzon të gjithë kështjellën e rërës së propagandës në lidhje me këshilltarin e Trump, i cili në një prononcim për të përditshmen prestigjoze thekson se ai nuk është pajtuar për të qenë lobist i PD-së dhe Sali Berishës, por thjesht pë të bërë fushatë, gjë që ai e ka bërë edhe në SHBA prej vitesh.

Një deklaratë që hedh në erë të gjithë narrativën e ndërtuar nga Berisha dhe mbështetësit e tij se “Non grata është hequr de fakto”.

Lexo edhe :  Ikonat e futbollit, skaliten në muret e Stadiumit të Elbasanit

“New York Times” nuk ka bërë asgjë veçse punën e një media profesionale, që duket po harrohet gjithnjë e më shumë jo vetëm tek ne.

Ndërkaq, pesha e madhe e së përditshmes së Nju Jorkut, është se ajo ka një mundësi ndikimi të madhe shumë në administratën amerikane, përkatësisht në Kongres dhe Shtëpinë e Bardhë.

Nuk ka aspak çudi që së shpejti të kemi edhe një qëndrim të afërt për këtë çështje nga administrata e re.

Është e dyta herë që “New York Times” bëhet tmerri i Sali Berishës. Hera e parë ishte pikërisht pas katastrofës së Gërdecit, kur e përditshmja prestigjoze bënte një radiografi të plotë të historisë së korrupsionit në lidhje me punishten e vdekjes.

Në atë kohë, Berisha në kulmin e pushtetit, quajti “New York Times”-in, një “letër higjenike”./   S,M

Të fundit

Simptoma e ftohjes që s’duhet injoruar nëse zgjat më shumë se tre javë!

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe...

Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime zyrtare bëjnë me...

Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në

Shqipëria po vijon avancimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa më 18 mars do të zhvillohet Konferenca e Katërt Ndërqeveritare me BE-në....

Trump për Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk duket se po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një intervistë në Fox...

Dita e Gjuhës Amtare, gjuhëtari: Shqipja po ndotet nga fjalët e huaja të panevojshme

Përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme, gabimet drejtshkrimore dhe shtrembërimet sintaksore janë disa nga sfidat më të mëdha me te cilat po përballet...

Lajme të tjera

Web TV