Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në studion e ‘Tirana Live’ u shpreh lidhur me hartimin e listave të primareve nga Partia Demokratike. Sipas saj, listat i harton familja Berisha e cila ka qasje biznesmenësh dhe në këët hartim listash nuk ka mekanizma demokratikë.
Sipas saj, të larguarit nga PD janë larguar me vonesë dhe Berisha do pranë vetes skllevër të tij.
” Nuk mund të presësh nga Berisha të ketë mekanizma demokratikë në hartimin e listave. Listat i harton familja Berisha. Kriteret dihen në qasjen e biznesmenëve që ka ajo familje, nuk ka një mekanizëm gjithpërfshirës dhe demokratik. Të njëjtën lojë bëri dhe me drejtuesit e qarqeve që ai vendosi që kë do të bënte drejtues qarqesh. Nuk pres të ketë moral politika shqiptare, për sa i takon Berishës që është simboli i imoralitetit do të doja të mos i besoni pritshmërive nga Gjekmarkaj etj.
Nëse ka një personazh në politikë që ka treguar që nuk ka besë është Berisha. Berisha nuk ua ka besën sepse i ka vënë në provë. Mjafton të hysh në FB e Bardhit janë statuse kundër Berishës. Spaku u gjen vetë provat duke parë të gjithë borderon e familjes Noka. Ne e pamë që SPAK ka ndryshuar totalisht mënyren e hetimit dhe bën lidhjen shkak- pasojë. Këto primare janë thjesht fallso, është kaosi që bën Berisha. Të larguarit janë larguar me vonesë, sidomos Ferdinant Xhaferri u fsheh që në fillim kanë qenë zgjedhje të Berishës. Po të kesh qenë në çadrën e Berishës e di shumë mirë që Berisha ka nevojë për skllevër.”/e.t