“Fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK dhe GJKKO”- Rama: Nuk ua rrok as mendja sa …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është shprehur se fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK dhe GJKKO, dhe jo qeveria, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.

“Kur vjen puna te 21 janari, fajtorët e 21 Janarit i nxjerr SPAK dhe GJKKO, nuk i nxjerr qeveria”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama theksoi se heshtja e tij deri më tani ka dhënë rezultatin e krijimit të një vetëbesimi te pavarësia, duke shtuar se “patjetër që do të duhet të flasim për standardet dhe cilësinë, respektin e lirive dhe të drejtave”.

Ndërsa shtoi se “Kur thua mos ‘mos kujtoni se e ka me të vërtetë’, unë e kam me aq të vërtetë mesa shoh ty dhe të tjerëve si ty nuk jua rrok as mendja sa me të vërtetë e kam këtë punë”.

Edi Rama: Nuk dua të marr shumë kohë me temën e drejtësisë sepse e kemi diskutuar shumë. Më parë kemi pasur një heshtje strategjike për më shumë se 5 vite për t’i dhënë suport total institucioneve të reja të drejtësisë që mos të ndihej asnjë lloj trysnie ndaj drejtësisë, qoftë edhe për shkak të një fryme kritike që është e shëndetshme për hir të së vërtetës.

Dhe tani që kjo heshtje strategjike ka dhënë si rezultat krijimin e një vetëbesimi te pavarësia patjetër që do të duhet të flasim për standardet dhe cilësinë, respektin e lirive dhe të drejtave.

Para ligjit janë të barabartë të gjithë, edhe prokurorët, edhe të akuzuarit, edhe gjykatësit edhe të tërë të tjerët që ndjekin një proces.

Kur vjen puna te 21 janari, fajtorët e 21 Janarit i nxjerr SPAK dhe GJKKO, nuk i nxjerr qeveria. Kur thua mos “mos kujtoni se e ka me të vërtetë”, unë e kam me aq të vërtetë mesa shoh ty dhe të tjerëve si ty nuk jua rrok as mendja sa me të vërtetë e kam këtë punë.

Lexo edhe :  Moti i ftohtë godet Ballkanin, temperaturat zbresin nën zero, acari përfshin edhe Tiranën

Unë e kam aq me të vërtetë punën e drejtësisë se po të mos e kisha me të vërtetë nuk do kishte SPAK fare./k.k

Të fundit

Inteligjenca artificiale në të gjitha fushat/Ekspertja:Do ndikojë në uljen e korrupsionit

Inteligjenca artificiale do të përdoret gjerësisht në ekonominë shqiptare dhe jo vetëm. Qeveria ka miratuar së fundmi programin e politikave...

Kina zbulon koronavirusin e ri te lakuriqët e natës, transmetohet te njerëzit

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka zbuluar një koronavirus të ri te lakuriqët e natës me rrezik të mundshëm të transmetimit nga kafshët te njerëzit,...

Inaugurimi i Pediatrisë së Përgjithshme, Rama: Pagat e mjekëve do vijojnë të rriten

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në inaugurimin e  Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT. TIRANË - Kryeministri Edi...

Një baba që bënte jetë të thjeshtë – Si u kap bosi shqiptar i kokainës

Një shqiptar pritet të dalë përpara një gjykate në Lenzburg të Zvicrës pasi akuzohet se ka shitur sasi të mëdha kokaine. Sipas medieve zvicerane, ai...

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës...

Lajme të tjera

Web TV