Inter merr goditje në kulmin e sezonit, lëndohet portieri Yann Sommer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një goditje e papritur për Interin. ZIkaltrit do të përballojnë periudhën më të ethshme të sezonit me ndeshje vendimtare për çdo objektiv, pa portierin e tyre titullar Yann Sommer, i cili ka pësuar dëmtim.

Sipas vetë klubit, testet kanë treguar një frakturë në gishtin e dorës së djathtë. Klubi gjithashtu bëri të ditur se në ditët në vijim do të zgjidhet lloji i terapisë që do të ndiqet për riaftësimin e lojtarit, por sipas mediave italiane, ky dëmtim kërkon të paktën 3-4 javë kohë për rikuperim.

Kësisoj, Zomer do të humbasë ndeshjet me shumë rëndësi të Interit duke filluar nga ajo me Genoan të shtunën në kampionat, ndeshjen me Lazion në Kupë të martën më 25 shkurt, atë me Napolin në fundjavën e 1-2 marsit, dy ndeshjet e turit me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve si dhe dy ndeshje të tjera në kampionat ndaj Monzës e Atalantës.

Të gjitha sfida vendimtare që mund të përcaktojnë se për çfarë luftojnë zikaltrit në këtë edicon, të cilat ata do t’i luajnë me Josep Martinez, portierin e dytë, mes shtyllave./ D.C

Të fundit

Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në

Shqipëria po vijon avancimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa më 18 mars do të zhvillohet Konferenca...

Trump për Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk duket se po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një intervistë në Fox...

Dita e Gjuhës Amtare, gjuhëtari: Shqipja po ndotet nga fjalët e huaja të panevojshme

Përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme, gabimet drejtshkrimore dhe shtrembërimet sintaksore janë disa nga sfidat më të mëdha me te cilat po përballet...

Parashutë në BBVIP4 për Eglin dhe Gjestin, ja çfarë mesazhi morën banorët!

Një moment emocionues dhe i paharrueshëm ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti dhe Egli morën një surprizë të jashtëzakonshme...

Meta akuza nga qelia: Ndalimi i vizitave s’më pengon të udhëheq PL drejt fitores

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot (21 Shkurt) në lidhje me atë që e ckilësoi pengimin me orë të tëra...

Lajme të tjera

Web TV