Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim në shtëpinë e familjes Deda në Gërdec.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeparlamentarja ka treguar një copëz nga historia e kësaj familje e cila u zhvendos nga Puka në vitin 2006 dhe u godit rëndë nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën biznesin me të cilin jetonin.
“Ata kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajë, duke rindërtuar ekonominë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit”, shkruan Spiropali.
Postimi i plotë:
Vizitë në familjen e madhe Deda, model i forcës, punës dhe përkushtimit.
Prej shpërnguljes nga Puka në 2006-ën, deri tek rrafshimi i biznesit të tyre të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në tragjedinë e Gërdecit, ata kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit.
Një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara!
/E.T