“Jam dakord që pensionet janë të ulëta”, Rama: Bonuset do të vijojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në komunikimin e tij të fundit virtual me qytetarët, Kryeministri Edi Rama ka adresuar çështjen e pensioneve në Shqipëri, duke pranuar se ato janë të ulëta dhe duke premtuar përmirësime të ndjeshme në të ardhmen.

Rama theksoi se qeveria është e angazhuar për të rritur pensionet dhe se bonuset do të jenë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Ai shprehu besimin se, gjatë mandatit të katërt, do të arrihet një stabilizim i të ardhurave ekonomike, duke mundësuar rritjen e pensioneve dhe përfshirjen më të madhe të pensionistëve në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jam dakord që pensionet janë të ulëta. Do bëjmë më shumë për pensionet. Bonuset do jenë pjesë e rrugëtimit tonë,” u shpreh Rama. Ai shtoi se synimi është që deri në vitin 2030, Shqipëria të jetë një vend ku pensionistët ndihen të përfshirë në mënyrë të plotë në rishpërndarjen e të ardhurave.

“Jam dakord që pensionet janë të ulëta. Do bëjmë më shumë për pensionet. Bonuset do jenë pjesë e rrugëtimit tonë. Koncepti i pjesëmarrjes së pensionistëve, rritja e të ardhurave ekonomike do të stabilizohet gjatë mandatit të katërt. Unë jam besimplotë se me bonuset dhe me një rindërtim të skemës në funksion të rritjes tërësore të pensioneve, Shqipëria 2030 do jetë një vend ku pensionistët do ndihen shumë më të përfshirë në tryezën e përbashkët të Shqipërisë në rishpërndarjen e të ardhurave”, tha ai./kb

Të fundit

Inaugurimi i Pediatrisë së Përgjithshme, Rama: Pagat e mjekëve do vijojnë të rriten

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në inaugurimin e  Spitalit të Pediatrisë së...

Një baba që bënte jetë të thjeshtë – Si u kap bosi shqiptar i kokainës

Një shqiptar pritet të dalë përpara një gjykate në Lenzburg të Zvicrës pasi akuzohet se ka shitur sasi të mëdha kokaine. Sipas medieve zvicerane, ai...

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës...

Inteligjenca artificiale, në të gjitha fushat/ Nga arsimi, prokurimet e shëndetësia

Shqipëria do të përdorë gjerësisht inteligjencën artificiale. Në dokumentin e politikave prioritare për vitin 2026-2028 parashikohet integrimi i  inteligjencës artificiale (AI) në sektorë të...

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij zbulon lajmin e mirë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe skenës, por emri i tij...

Lajme të tjera

Web TV