Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej. Në këtë takim marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë.
Takimi u hap me fjalimin e kryetares së Komanduar, Anuela Ristani e cila i uroi kryeministrit Edi Rama rikthim të mbarë në “skuadrën e Tironës”.
Gjatë fjalës hapëse në takimin me punonjësit e bashkisë Tiranë, ajo evidentoi punët që do të vijojnë të bëhen në kryeqytet, nga ndërtimi i shkollave te depot e ujit.
“Do të vijojmë këtë vit me shkollat që nuk kanë ekzistuar më përpara me Astir, Yzberisht dhe Selitë. Më pas do të vazhdojmë me konviktet e Qytet Studentit. Puna jonë për lëvizshmërinë nuk ka mbaruar, do vijojmë me korsinë e biccikleta. Do vijojmë me pedonalen dhe stimulimin e të ecurit. Puna do të vijojë dhe për depot e ujit dhe krijimin e pesë prej tyre.
Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia jonë nuk ndalet dhe nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit, ‘jeni më të mirët, ecim përpara’ uroj të mos ndaleni. Me një video që do të shfaqet tani, dua t’i uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”, tha ndër të tjera Ristani./ S,M